Seriali i njohur i animacionit ‘Simpsons’ mesa duket ka parashikuar dhe kandidaturën presidenciale të Kamala Harris në një episod të sezonit të 11 të vitit 2000.
Pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara prej kritikave ndaj performancës së tij dhe njoftimin e zëvendësimit me zëvendësen Harris, ndjekësit e programit vunë në dukje ngjashmëritë me një episod ku Lisa Simpson bëhet presidentja e parë femër.
Imazhet e njëpasnjëshme të Lizës dhe Harris, 59 vjeç, u bënë virale në platformën X, pasi Joe Biden njoftoi largimin nga gara për president.
Në këtë episod Lisa merr rolin e presidentes me një kostum lejla të ngjashëm me atë që Harris mbante në ceremoninë e Biden në 2021.
Skenaristi Al Jean postoi ‘foton parashikuese’ në llogarinë e tij X.
"Parashikimi" i 'The Simpsons' jam krenar që jam pjesë e tij," shkroi ai.
Kjo nuk është hera e parë që seriali bën parashikime të tilla për ngjarje të ndryshme botërore.
Ata kanë parashikuar ngjarje të tilla si sulmet mbi kullat binjake në New York, skandalin e FIFA, ardhjen e aparateve të teknologjisë, pandeminë, kontaminimin e ushqimit etj.
.@TheSimpsons “prediction” I’m proud to be a part of. pic.twitter.com/ZvkqotRpsn
— Al Jean (@AlJean) July 21, 2024