Kreu i Urgjencës Skënder Brataj

Kronikë

Simptomat e zgjatura të koronavirusit, Brataj: Diagnostikimi i tyre, thelbësor për trajtimin dhe asistencën post COVID

4 Qershor 2021, 16:06| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 16:08

  • Share

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka shpjeguar më gjerë sot simptomat afatgjata të COVID, që njihet ndryshe si "long COVID-19". Me një postim të gjatë në Facebook, ku ka sjellë edhe përvojën e një pacienteje, Brataj thotë se ekziston mundësia që simptomat afatgjatat të përshkruara nga pacientët, mund të jenë për shkak të sindromave të ndryshme të shkaktuara nga Covid-19, duke përmendur sindromën pas terapisë intensive dhe sindromën nga lodhja post-virale.

Ndërsa citon një studim italian, të kryer mbi personat që kanë dalë nga një spital në Romë, Brataj shkruan se 87% e tyre përjetuan të paktën një simptomë 60 ditë pas fillimit të Covid-19, 55% e personave kishin tre ose më shumë simptoma midis të cilave lodhjen (53%), vështirësi në frymëmarrje (43%), dhimbjen artikolare (27%) dhe dhimbje gjoksi (22%).

Ai thekson se diagnostikimi i simptomave post-COVID është thelbësor për trajtimin e pacientëve, ndërsa bën apel që ata të suportohen në vazhdimësi.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?