Tirana

Sinan Hoxha dhe Bujar Çiçi: Të kishte punuar Basha kaq sa Veliaj, Tirana do të ishte shumë më përpara

8 Shkurt 2020, 15:27| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 16:21

  • Share

TIRANË- Teksa morën pjesë në takimin që kryebashkiaku Veliaj zhvilloi me yjet e muzikës popullore që do performojnë mbrëmjen e 11 shkurtit me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Sinan Hoxha theksoi se ndonëse familje e djathtë, nëse kryebashkiaku i mëparshëm do të kishte punuar sado pak sa Veliaj, Tirana do të ishte shumë më përpara. 

Ndërsa këngëtari Bujar Çiçi rrëfeu dramën e familjes së tij, ku për 25 vjet i ati dergjej burgjeve të regjimit komunist. Ai theksoi se ndonëse familje e persekutuar dhe ka votuar për të djathtën, këstet e dëmshëprblimit për burgun politik familja e tij i mori gjatë kohës që Veliaj ishte Ministër i Mirëqenies Sociale ku bëri edhe ligjin e ri.

Sinan  Hoxha: Përfundimi është që …
Veliaj: Kemi 100 vjet të tjera me u ftillu… (qeshin)
Sinan Hoxha: Jo, s’ka rëndësi fare se jemi tek Erioni, derisa nxorrëm raki e bëmë shumë familjare
Sinan Hoxha: Nuk ka lidhje se jemi tek ty por me thënë të drejtën, dikur familja ime ka qenë e persekutuar, ka qenë pak e djathtë
Veliaj: Po të gjithë janë persekutuar, më thuaj kush në komunizëm nuk ishte persekutuar?!
Sinan Hoxha: Me thënë të drejtën, të kishin punuar fare pak sa ka punuar ky do ishte shumë më përpara Tirana e shkretë, se janë gjynah, se nuk bëhet fjalë për ne, 10 njerëz që i kemi mundësitë, profesioni….
Bujar Çiçi: Është ajo që tha Erioni, që të mos pyesë a është i majtë apo i djathtë. Me u kap ashtu pastaj, unë jam rritur jetim me babë gjallë, 25 vjet në burg.
Veliaj: Po, patjetër. Kur isha unë atëherë tek Ministria, gjëja e parë që do bëjmë, do paguajmë shtatë këstet e të përndjekurve dhe më takonin njerëzit kështu, s’e kisha menduar kurrë, do vinte një socialist dhe do na jepte lekët që s’na i dha partia jonë. Unë i thoja: A thotë ligji që duhen dhënë?
Bujar Çiçi: Dy herë i kam marrë unë, me ty dhe me kryeministrin.
Veliaj: Po…
Bujar Çiçi: Njëherë e kam marrë me të, e kupton çfarë them?!
Veliaj: Të  kuptova
Bujar Çiçi: Që i kam hudh edhe votën…
Veliaj: Tani, detyrimi është detyrim. Ç’rëndësi ka kush është në pushtet, mor vëlla? A thotë ligji që duhet bërë? Bëje!
Bujar Çiçi: Mua më ke bërë punë…

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 10/02/2020 16:56

    TE gjithe I kane bere cicin tiranes o bujar...kane shkatarruar tiranen per tu pasuruar vete me pallate.....

    Përgjigju
  • AsiMaç: 10/02/2020 08:34

    The true albanian celebritys. #TallavajaAlbanistan

    Përgjigju
  • Noah: 10/02/2020 02:21

    oo VELIAJ me prinder oficerra ne kohen e komunizmi ti ke goje dhe thua se gjithe shqiptaret kane qene te persekutuar ,ti ke te drejte se demokracija nuk ben persekucion si sistemi komunist por I hap deren zotesis dhe ndershmeris .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?