Letra e Sindikatës së Policisë

Kronikë
Top 24

Sindikata e policisë letër Ramës: 80% aplikuan për Lotarinë Amerikane, duan pagën e 13 dhe kushte (Letra e plotë me 11 kërkesa)

25 Dhjetor 2018, 21:19| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 23:04

  • Share

TIRANE-Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit në datë 18 Dhjetor i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër me 11 kërkesave.

Në letër theksohet se punonjësit e policisë së shtetit punojnë në kushte të vështira, paguhen pak në krahasim me vendet Europiane, nuk kanë marrë rritje page prej vitit 2014.

Sindikata e efektivëve kërkon dietat e prapambetura, teksa orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa komisariate. Gjithashtu efektivët kërkojnë pagën e 13-të, sigurimin e jetës dhe uniformat falas.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në letrën drejtuar kryeministrit është deklarata e sindikatës se 80% e punonjësve nën moshën 40-vjeç kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minimumin jetik.

Letra e sindikatës së policisë së shtetit me kërkesat vjen pas tetë kushteve të studentëve që protestuan për rreth 17 ditë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa shefi i qeverisë pranoi në parim kërkesat, por kërkon dialog.

Letra e dërguar nga Sindikata e policisë, Kryeministrit Rama

Komento

Komente

  • inspektori: 26/12/2018 10:01

    ku ka sindikat sot policia te gjith jan sahan lepires te inkriminiar dhe ftikacak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?