Gjovalin Frroku

Ndahet nga jeta polici i burgut në Shënkoll, Sindikata Policore paralajmëron protesta: Nuk u lejua të shkojë në spital derisa mbaroi turnin! Drejtoria e Burgjeve e mohon

30 Maj 2022, 10:02| Përditesimi: 30 Maj 2022, 14:53

  • Share

Polici i burgut të Shënkollit në Lezhë  ka ndërruar jetë pas komplikacioneve që iu shfaqën teksa po kryente shërbimin në turnin e tretë.Gjovalin Frroku 62 vjeç kërkoi ndihmë pasi nuk ishte ndjerë mirë, por mjeku nuk konstatoi problem shqetësues ndaj edhe vijoi të qëndronte në punë, por pak pasi la turnin, humbi jetën. 

Drejtori i komanduar i burgut të Shënkollit Leonard Mardoda bën me dije se Frroku nuk mori trajtim të specializuar pasi kur ka mbaruar vizitën me mjekun nuk ka kërkuar që të largohet. Në raportin e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve thuhet se polici i burgut të Shënkollit mbërriti në punë në orën 22:00 dhe turnin do e përfundonte në orën 06:30.

Rreth orës 03:30 ka telefonuar specialistin e informacionit duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmës mjeku i kanë shkuar në ndihmë. Mjeku që kreu vizitën nuk konstatoi problem shqetësues dhe ka vijuar punën deri në orën 7:11. Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqësuar dhe pasi është dërguar në Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të jetojë.

Sindikata e Shërbimeve Policore ka bërë denoncim me anë të një reagimi në rrjete sociale për ndarjen ndaj jeta të Gjovalin Frrokut pasi sipas tyre kërkoi ndihmën e urgjencës për shkak të problemeve në zemër rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas Sindikatës së Shërbimeve policore, Frroku kryer vetëm kontroll rutinë dhe për shkak të burokracive nuk është lejuar që të marrë trajtim në spital derisa mbaroi shërbimin. 

"Është lënë në gjendje të tillë deri sa ka mbaruar shërbimin dhe pastaj kolegët e kanë dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku menjëherë e kanë orientuar për në urgjencën spitalore të Tiranës. Por, zemra nuk pret mbarim shërbimi e burokraci eprorë, pasi gjatë rrugës për në Tiranë, punonjësi ka ndërruar jetë", thuhet në reagimin e Sindikatës së Shërbimeve Policore.

Ndër të tjera kërkon që të ketë protesta para institucioneve në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore të punonjësve të policisë dhe mungesës së mjekut të punës.  

"Mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave,  pagat e ulëta dhe demotivimi në shërbim, po sjellin pasoja të rënda! Nuk e dimë se sa do të vazhdojë kjo gjendje dhe kush mban përgjegjësi për situatën e krijuar ndër vite pasi deri më sot, ata që kanë hequr të drejtat legjitime të punonjësve, vazhdojnë të bëjnë shoë duke betonuar paudhësitë e tyre në kurriz të mijëra kolegëve me uniformë", thuhet në reagim.

Sindikata e Shërbimeve Policore thotë se punonjësit në sistemin e burgjeve kërkojnë një datë proteste.

"Po tallen edhe me heqjen e taksës mbi pagën 30-40 mije lekë e përgjysmim të saj për pagat 40-50 mijë. VKM dhe kryeministri kanë folur qartë për gjithë Administratën Publike, ku bën pjesë edhe Policia Burgje, se me 1 Qershor fillojnë efektet në favor të punonjësve! Nëse nuk implementohet ky VKM në favor të Policisë së Burgjeve, Sindikata do shpallë datën e  protestës dhe vendin ku do zhvillohet ajo! Dikush duhet dhe do mbajë përgjegjësi për situatën e rëndë që vazhdon prej vitesh!", përfundon reagimi, ku shprehen edhe ngushëllime për familjen e punonjësit të policisë së burgjeve.

1653897272_gjovalinfrroku.jpg

Komento

Komente

  • Iris: 31/05/2022 01:11

    Problemi fillon qe me mjekun qe e visitor i pari ,i cili //nuk konstatoi probleme shqetesuese// dhe sikur te mos mjaftonte kjo dhe pretendimet e kolegeve, mjeket e Lezhes e dergojne nga Lezha ne Tirane.Nganjehere te vret dhe transporti,kur cdo minute eshte e cmuar.Sa jete mund te shpetohen sikur te gjitha spitalet e qyteteve te Shqiperise te kishin te njejtin nivel pajisjesh sa te Tiranes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?