Sindikata kërkesë Ramës: Janë përballë virusit, shpërble policët! Lëre ushtrinë se po tromaks fëmijët

8 Prill 2020, 16:28| Përditesimi: 8 Prill 2020, 16:32

  • Share

TIRANE- Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shpërblejë sa 50% e pagës neto mujore efektivët e policisë që janë në krye të detyrës në këto momente të vështira që po kalon vendi. Kreu i Sindikatës Valentin Macaj shprehet se policët e rendit dhe të burgjeve janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të OBSH. Për Macajn suksesi në këto ditë varet nga mjekësia dhe policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që sipas tij, po tromaksin fëmijët.

"Pra, krahas mjekësisë që është e mbërthyer nëpër spitale  e ambulanca, paskemi edhe mijëra bijë e bija nënash që nën uniformë policie, janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të O.B.SH. 

Janë shërbime të instaluara kudo, si në tregje, kryqëzime,rrugica, autostrada, dogana, porte, aeroporte, spitale, burgje e ambiente publike. Ndaj, qeveria duhet të mendojë seriozisht e të shpërbleje mundin e mijëra punonjësve të policisë në rend e burgje, sepse suksesi në keto ditë varet nga Mjekësia dhe Policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që më shumë tromaksin fëmijët e ngujuar, sesa disiplinojnë  5%-shin e qytetarëve abuzues me oraret.

Një shpërblim sa 50% e pagës neto mujore nuk cënon aspak buxhetin e shtetit, pasi është një e drejtë e mohuar prej 30 vitesh në pagën e 13-të, të cilën e garanton Kodi i Punës në fuqi. Ndërsa qytetarët, ashtu sic brohoritën bluzat e bardha  të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre" deklaroi ai.

Letra e plotë për kryeministrin Edi Rama
As shpërblim e as duartrokitje për këmishat blu…?!

Po mbushet 1-muaj, qëkur pandemia covid-19  i mbylli shqiptarët  nën regjimin “arrest shpie” pa dhunë, por me kërcënimin e shtërngesës normative të qeverisë , e cila shikon zgjidhjen e problemit tek karantinimi social .

Kërcënimi global covid-19 ka nxjerrë  zbuluar gjithë sistemin botëror të shëndetësisë ,pasi i gjeti “gafil” e i ka turbulluar mendërisht nëpër protokolle që i ndërrojnë 3-4 herë në ditë, si dhe atë batalion shkencëtarësh që për vite të tëra na ngopën me  formula abstrakte , dështuan me sukses përballë  kësaj pandemie! -Me qindra shtetas shqiptarë janë infektuar nga ky virus e numri i viktimave është 2-shifror, ku nuk kanë shpëtuar as ata “ëngjëjt” mbrojtës  të mjekësisë. Cdo gjë është në ankth e pasiguri, pasi ky virus është tinëzar dhe vrasës aty ku nuk e pret dhe që nuk kursen as foshnjat në djep…!

Shërbimet e urgjencës mjekësore po mundohen të kryejnë me devotshmëri detyrën e tyre funksionale në shërbim të qytetarëve edhe pse duhet të sjellim në vëmendje se një pjesë e madhe e tyre është kualifikuar nëpër “kurse plepash”  e universitete private kundrejt shumave finanziare  për të marrë “kartonin” e profesionit. Për këtë fakt duhet të jemi të qartë si “kristali”, sepse nuk jemi “ufo” që  s’kuptojmë realitetin e dhimbshëm arsimor në  mjekësinë shqiptare..!-Pra, ky ishte njëri nga “produktet” e politikës mafioze shqiptare, që për një grusht votash, nuk pyeti se cfarë “brumi” po i dhuron mjekësisë varfanjake  në këta 20 vite pas ’97…! -Nejse, këtë fakt le ta lëmë mënjanë për një kohë tjetër më të paqtë, pasi situata është me të vërtetë e rëndë dhe po vë në rrezik të ardhmen social-ekonomike të kombeve të vogla, ku llogaria nuk bëhet me mijë-€/person por për kushte mbijetese, që nuk ka cfarë i “han miu pas darke” shumicës së shqiptarëve..!

Pa dashur  që ti marrim hakun askujt, duhet thënë se Infektivi i Tiranës, Sanatoriumi, Urgjencat e rretheve bashkë me stafet respektive mjekësore, janë “Heronjtë e Ditës” për qytetarët e ngujuar para TV e portaleve të lajmeve, biles kemi përshëndetur e mbështetur  iniciativat  për ti duartrokitur nëpër ballkone, e mirë kemi bërë….sepse duhet kurajo për të dhënë më të mirën e tyre në këtë situatë emergjence. Kemi duartrokitur të gjithë,pa hile e si në karantinë!

 Në cdo lajm e në cdo emision nëpër TV kryesore të vendit,kemi dëgjuar e parë mjekë dhe specialistë, ku që të gjithë japin mendimet e tyre,që në disa raste nuk përputhen , por jemi munduar të marrim për bazë ato më profesionalet e pa ngjyrime partiake.

Nga fusha ligjore në fuqi si dhe Kodi i Punës, dijmë që pjesë thelbësore e shërbimeve të rëndësisë jetike, janë edhe punonjësit e policisë në rend e burgje, të cilët për asnjë cast nuk kanë lënë shërbimin, i cili është i ndërtuar në 3-turne me nga 8-orë pune, që në këtë situatë shkon nga 12-24 orë shërbim e gadishmëri bashkë, pa vakt ushqimor e pa ambjente pushimi.

 Pra, krahas mjekësisë që është e mbërthyer nëpër spitale  e ambulanca, paskemi edhe mijëra bijë e bija nënash që nën uniformë policie, janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standarteve të O.B.SH.  Janë shërbime të instaluara kudo, si në tregje, kryqëzime,rrugica, autostrada, dogana, porte, aeroporte, spitale, burgje e ambjente publike. 

Janë me mijëra punonjës policie që shërbejnë në 24 burgjet e vendit, ku në shumicën e rasteve janë larg qendrave urbane e deri 130 km larg banesës së punonjësit. Imagjino, që një gardian nga rrethe të largëta, shërben me 3 turne në burgun e Recit, në një kohë kur transporti publik është kufizuar në fashën orare 05-13 dhe asnjë mjet privat nuk denjon të frenoje e ta marrë  atë  për në destinacionin e kërkuar, pasi e shikon atë si një “bombë virusale” lëvizëse..!-  

Paga mesatare e një punonjësi policie nuk i kalon 45000 lekë të reja në muaj, duke kujtuar se oret e natës, gadishmeritë, ditët e festave dhe gjëndjet e jashtëzakonshme i marrin pas 2 muajsh ose në shumicën e rasteve nuk i marrin fare. Familjet e punonjësit të policisë , që në shumë raste janë të pastreha e të papunë, jetojnë  cdo muaj e paguajnë faturat vetëm duke u bazuar në pagën e tij!

Por sot, gjithë këmishat blu të ligjit, janë në krye të detyrës dhe në shërbim të sigurisë së shtetit pa asnjë mungesë e pa frikë ndaj covid-19, ndërkohë kur shumica e shefave të tyre dhe politikanëve shqiptarë, janë brenda banesave të tyre ose pas xhamave të zinj të makinave , që nuk u dhemb koka për shportën e familjes, pasi janë të garantuar nga taksat e qytetarëve dhe të siguruar nga shërbimi i punonjësve të policisë..!

Ndaj, qeveria duhet të mendojë seriozisht e të shpërbleje mundin e mijëra punonjësve të policisë në rend e burgje, sepse suksesi në keto ditë varet nga Mjekësia dhe Policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që më shumë tramaksin femijët e ngujuar , sesa disiplinojnë  5%-shin e qytetarëve abuzues me oraret.

Një shpërblim sa 50% e pagës neto mujore nuk cënon aspak buxhetin e shtetit, pasi është një e drejtë e mohuar prej 30 vitesh në pagën e 13-të, të cilën e garanton Kodi i Punës në fuqi.

Ndërsa qytetarët, ashtu siq brohoritën bluzat e bardha  të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre!

Valentin Macaj

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë

Komento

Komente

  • Ornaldo: 09/04/2020 12:40

    Me fal mo i gjithdituri po ushtria me blinda vec 1 patrullim ben ne orarin kur mbyllet levizja,e pastaj gjith diten rrin ne kembe madje dhe naten rrine jasht duke ngri te ftohtit..ndersa juve qe po ankoheni e mbani gjith naten makinen e policise "duke i harxhuar naften shtetit"per tu ngrohur se keni ftohte....doni dhe rritje rroge pastaj...po nrm se ushtari nuk ankohet asniher pasi esht mesuar me veshtirsite e me stervitjet e stermundueshme qe ben gjate gjith kohes qe policet sma merr mendja as çerekun e tyre smund ta bejn..po mir qe kan pushtetin nga shteti per te ndale civilet e pambrojtur..shpresoj qe jo,por do me pelqente shume qe te ndodheshim parballe nje konflikti te armatosur heres tjeter dhe jo kunder nje armiku te padukshem e ta shofim pastaj aftesine e policise dhe te ushtrise.....FA

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/04/2020 20:59

    Tu meret pasuria bajgave politikane dhe krimineleve ordinere qe për 30 vjet degjeneruan vendin dhe ti jepete policise !

    Përgjigju
  • WFT: 08/04/2020 17:17

    Si mund t’i dergosh kryeministrit nje leter me nje gjuhe kaq banale?

    Përgjigju
  • ERP: 08/04/2020 16:50

    Tek shperblimi i policise jam shume dakort. Persa i perket perdorimit te policise ky nuk eshte roli yt. Por ne duhet te japim gjithmone mend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?