TIRANË- "Policët në moshën 55 vjeç dhe me 30 vite eksperiencë punë nuk mund të hiqen nga puna me kërkesë të titullarit, por vetëm me kërkesën e tyre në të kundërt do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese". Është ky paralajmërimi i kreut të sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta lidhur me atë çfarë parashikon projektligji i miratuar nga komisioni i sigurisë që prek 613 efektivë të policisë.
“Fakti që është me kërkesë të punonjësve është krejt normale, pasi është e drejta e tij që para moshës 65 vjeç çdo punonjës policie të bëj një kërkesë dhe të largohet. Fakti i dytë që mbrapa këtij neni thuhet ka të drejtë dhe eprori ose titullari i institucionit të propozojë largimin e këtij punonjësi 55 vjeç, që këtu ne i prekim të drejtat e punonjësve dhe shkelet ligji i policisë së shtetit. Në momentin që parlamenti nuk merr parasysh, se në fund të fundit vendimmarrjen e ka parlamenti këto opsionet tona, vërejtjet tona që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të drejtat e punonjësve të policisë, ne ligjin do ta ankimojmë direkt në gjykatën kushtetuese.”- u shpreh kreu i sindikatës, Sadetin Fishta.
Nga ana tjetër Fishta ndalet edhe tek një tjetër pikë e projektligjit të miratuar që detyron efektivët se pavarësisht se dalin në pension të punojnë me 700 orë në vit shërbim, e cila sipas tij është tërësisht e paligjshme.
“Në momentin kur punonjësi i policisë del në pension të parakohshëm ky ligj e detyron që të punojë 700 orë. Fakti që detyrohet të punojë 700 orë detyrim me ligj është një shkelje flagrante e të drejtës së punonjësit të policisë. Nëse unë ndërpresë kontratën e punës dhe marrëdhënien me drejtorin e përgjithshëm të policisë që në këtë moment nuk ka ligj që detyron një punonjës të punojë.”- u shpreh kreu i sindikatës, Sadetin Fishta.
Tashmë është radha e kuvendit që vendos miratimin e këtij projektligji që më pas do aplikohet për punonjësit e policisë, atyre të gardës dhe SHÇBA që janë në moshën e 55 vjeç dhe që kanë 30 vite eksperiencë.
Une mendoj qe policet qe jane 55 vjec e lart nuk duhen te dalin ne pension,me mire nje faze tranzitore,ku do punonin ne zyra ose si roje,por jo ne situate ku ju duhet te vrapojne pas krimineleve,pasi nje 55-vjecar nuk vrapon dot si nje 25-vjecar,por ne asnje menyre pension I detyruar.
PërgjigjuDuket sikur eshte nje iniciative e mire. Porse ne fakt qellimi eshte krejt tjeter. Se pari, te siguroje pensionimin e rehatshem te asaj kategorie qe eshte edukuar dhe nisur te punoje ne sektorin policor nga koha e komunizmit. Interesant eshte fakti qe ministri 55 vjecar e kusur i mrenshem ka perjashtuar nga ky reformim privilegjues punonjesit ne fushe e mbrojtjes dhe ato te inteligjences. Ose ka ndonje xenxe me to ose ai vete ta spjegoje. Kur vjen puna tek elementi financiar, sigurimin per pensionim, ligjvenesi ka nje ligj unik te pasuar me akte nenligjore per punonjesit e policise, ushtrise, inteligjences, etj. Nderkohe qe fondet per kete pensionim do te perballohen pikerisht nga sigurimi suplementar i te gjithe komunitetit te sigurise. Dmth, ne keto 30vitet e fundit policia barkederre jo vetem u majm me dreka e darka, por edhe u farketua si struktura dominuese e korruptuar ne vend, tashme duhet me ligj te pensionohet edhe me ca privilegje shtese. Ky ligj i posacem per police e gardiste duket se eshte i cale. Si duket barkederrat e koktrashet shoke te ministrit ia kane mbushur mendjen tu jape edhe nje pension se nuk e shtyjne dot me tej. Kjo eshte gallate e madhe, por e kuptueshteme, patur parasysh zgjedhjet e ardhshme. Pra te siguroje me ane te kesaj kategorie e familjet e tyre vota. Sdo mend, gjej shesh e bej pershesh. Me lesh...
Përgjigju