Foto ilustruese

Sindromi i tërheqjes nga alkooli: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

5 Dhjetor 2021, 10:19| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 10:20

  • Share

Sindromi i tërheqjes alkoolike, ose i abstinencës nga mungesa e alkoolit, është një test në kohë për të kuptuar gjithë problemet mendore, emocionet dhe ndjesitë që has një alkoolist në mungesë të alkoolit. Kjo sindromë mund të jetë edhe jetëkërcënuese.

Shumë të alkoolizuar kanë kijuar varësi dhe rreth 70% e tyre vuajnë nga sindromi i tërheqjes alkoolike. Ata mund të mos e kenë të vështirë të vendosin për ta lënë alkoolin, por duke u përballur me shenjat e kësaj sindrome, e shohin këtë gjë praktikisht si të pamundur.

Shkaku është i thjeshtë, reduktimi i sasisë së alkoolit të marrë gjatë ditës. E di se mund të mendoni se kjo gjë duhet të jetë zgjidhja më e mirë. Dhe pse duhet të krijojë probleme? Kjo ndodh për shkak se gjatë konsumimit të alkoolit, sistemi nervor është i eksituar dhe i irrituar njëkohësisht. Nëse vazhdon konsumimi i tij, trupi dhe mendja mësohen me këtë gjendje. Në momentin që ndodh faza e lënies së alkoolit, kjo gjendje thyhet dhe trupi e truri juaj reagojnë duke shfaqur gjithë shenjat e tërheqjes nga alkooli.

Cilat janë shenjat e një sindromi të tillë? Më të shpeshtat janë katër: dridhjet (tremori), të rrahurat e çrregullta kardiake, ethet e vazhduara, si dhe dehidrimi i rëndë. Veç tyre, mund të hasen edhe ankthi ose paniku, axhitimi, halucinacionet vizive, auditive dhe taktile (shfaqen në format më të rënda), dhimbja e kokës, të vjellat, djersitjet e shtuara, si dhe pamundësia për të menduar në mënyrë të kthjellët.

Si mund të trajtohet sindromi i tërheqjes nga alkooli? Gjëja më e mirë është të takosh një profesionist të shëndetit mendor. Mjekët mundet edhe të përshkruajnë recetë me anksiolitikë për të trajtuar shenjat e ankthit ose panikut, mirëpo këto japin varësi ndaj nuk duhen marrë pa vizitë mjeku. Në rastet më të rënda mund të jetë e nevojshme edhe të hospitalizoheni për të monitoruar gjendjen tuaj. Sigurisht që hospitalizimi nënkupton edhe marrje të medikamenteve njëkohësisht.

A mund të trajtohet në shtëpi? Nëse simptomat janë mesatare, mundet ta trajtoni këtë sindromë edhe në kushte shtëpie, ama duhet të keni pranë një person të besuar dhe një mjedis mbështetës në familje. Largoni gjithë pijet alkoolike nga shtëpia, si dhe shkoni në grupet mbështetëse me persona të tjerë që vuajnë po njësoj sa ju. Në rast të rëndimit të shenjave klinike që po hasni, është e mira të shkoni në spital. Provojini këto teknika dhe të jeni të sigurtë se do ia dilni mirë mbanë me sindromin e tërheqjes alkoolike./ bota.al

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?