Pas deklaratës së Admir Sinematit se i kanë ofruar video komprometuese para zgjedhjeve, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ se dera që iu mbyll personazhit që bën shantazh me videon në Kukës iu hap në Tiranë.
‘Është hera e parë që thuhet një gjë e tillë. Ka pasur tentativa, por ishte shumë befasues qëndrimi i Sinematit dhe kam përshtypjen se do të ishte e udhës që kështu të mendonin dhe në Tiranë. Lajmi i bujshëm dhe refuzim i tij për ta ndjekur atë deri në fund, i bëjnë nder atij si personazh po kam frikë se të tjera zyra politike në Tiranë, do t’i jenë hapur këtij personazhi misterioz që ka material shtantazhues ndaj Gjicit dhe ndoshta nesër kjo mund te jetë një nga arsyet që shpjegon heshtjen e Berishës.’- tha Vangjeli.
Lajmi kryesor:
Shokon kundërshtari i Safet Gjicit: Më ofruan video kompromentuese për rivalin në fushatë, e refuzova
M.Q.//ReportTv.al