Singapor, gruaja pranon krimin, torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau

25 Shkurt 2021, 12:59| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 13:02

  • Share

Një ngjarje e e tmerrshme dhune ka tronditur Singaporin, ku gruaja e një oficeri policie ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau shërbëtoren nga Mianmari.

Punonjësja thuhet se peshonte vetëm 24 kilogram kur vdiq nga plagët, në incidentin e vitit 2016. Prokurorët i kanë quajtur veprimet e Gaiyathiri Murugayan çnjerëzore.

Gjykata tha se vaktet e zonjës Piang shpesh konsistonin në bukë të lagur në ujë, ushqim të ftohtë nga frigoriferi ose pak oriz. Ajo humbi 15 kg , rreth 38% të peshës së saj trupore në 14 muaj.

Shërbëtorja 24-vjeçare vdiq në korrik 2016 pasi u sulmua për disa orë nga Murugayan dhe nëna e saj. Një raport i autopsisë më vonë zbuloi se Piang vdiq nga mungesa e oksigjenit në tru.

Murugayan filloi të abuzonte nga tetori 2015 pasi pretendoi se  Piang ishte "e ngadaltë, jo higjenike dhe hante shumë", sipas raporteve të mediave lokale duke cituar procedurat gjyqësore.

Të martën, Murugayan, 40 vjeçe, u deklarua fajtore në një gjykatë të Singaporit për 28 akuza, duke përfshirë vrasjen e Piang Ngaih Don. Nëse dënohet, ajo mund të burgoset përjetë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime rreth mënyrës se si janë trajtuar punëtorët e huaj të vendit, shumë prej të cilëve vijnë nga vendet fqinje në Azi.

Prokurorët bënë thirrje për burgim të përjetshëm për zonjën Murugayan, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kërkuar një dënim të zvogëluar duke argumentuar se ajo vuante nga depresioni në atë kohë dhe ishte diagnostikuar me çrregullim të personalitetit obsesiv.

Singapori është shtëpia e rreth 250,000 punëtorëve të huaj, zakonisht nga vende si Indonezia, Mianmar ose Filipine. Rastet e abuzimit nuk janë të rralla. Në vitin 2017, një çift u burgos për keqtrajtimin e qytetarëve. Në vitin 2019, një çift tjetër u burgos për abuzimin e një punëtori nga Mianmar.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?