Të pranishëm në studio ishin dy djemtë e Zyhdi Allushit, të cilët mësuan detaje live nga një dëshmitare, e cila pretendonte se e kishte parë babain e tyre në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Lezhë. Ajo vuri në dispozicion dhe dy foto të një personi të shtrirë në trotuar për të cilin dyshonte se ishte pikërisht Zyhdi Allushi.
E kam parë këtë person afër urës së Cenit, në rrugën “Luigj Gurakuqi” afër rrugës së pazarit, para 5 minutash e pashë. Unë mundem me shku tani aty dhe t’i bëj foto dhe tua dërgoj. Ishte ulur në gjunjë dhe kishte pranë një qese dhe zërin e kishte sikur ishte me grip, tha dëshmitarja.
Në pritje për të zbuluar identitetin e burrit për të cilin dëshmitarja pretendonte se ishte i humburi që kërkohej në “Pa Gjurmë”, në vendngjarje u nis duke mbërritur në kohë rekord gazetari i Report TV, Elvis Hila. Ai verifikoi foton e 80-vjeçarit me personin e shtrirë në trotuar, por fatkeqësisht nuk bëhej fjalë për të.
Kemi adhur në vendin ku ështe raportuar për të humburin Zyhdi Allushi. Personi që shihni pas meje i shtrirë në trotuar, është një person tjetër, jo zotëria 80-vjeçar. Nuk bëhet fjalë të jetë ai. Është dikush tjetër që jeton këtu afër. Unë e pashë dhe nga kontaktet me banorët e zonës, nuk bëhet fjalë për Zyhdi Allushin, por është një endacak që ka probleme të vazhdueshme sipas banorëve të zonës, pi alkool dhe shpeshherë ndodhet në këtë gjendje. Ai jeton në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, deklaroi gazetari Elvis Hila.
Pas këtij verifikimi, stafi i ‘Pa Gjurmë” do të vijojë ende kërkimet për të gjetur të moshuarin e humbur nga Kavaja, pasi një tjetër pistë kërkimi është edhe qyteti i Durrësit. Kjo nisur nga dëshmia e një tjetër zonje, e cila dyshon ta ketë parë më 3 shtator (një ditë pas humbjes) në qendër të qytetit.
Nëse keni informacion jeni të lutur të kontaktoni në:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel