‘Sipas fjalëve të Vasil Shantos, ne ishim të sigurt se do vinim shëndoshë e mirë në Shqipëri, por ai…’, dëshmia e togerit jugosllav që u kap rob kur vrau ‘Militantin’

10 Shtator 2022, 08:25| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 08:44

  • Share

Studiuesi dhe historiani i njohur, Kastriot Dervishi, publikon dokumentet arkivore që hedhin poshtë versionin e historiografisë komuniste

Ndoshta pak vetë e dinë që në 28 nëntor 1948, Presidiumi i Kuvendit Popullor, e shpalli Vasil Shanton, “Hero Kombëtar”, d.m.th. baras me Skënderbeun. Emrin e Shantos e mbajnë sot me shumicë e tepri, lagje, rrugë, shkolla, etj. Është bërë edhe filmi i gënjeshtërt artistik “Militanti”, që RTSH-ja dhe stacionet televizive të tjera e japin deri 2-3 herë në ditë në mënyrë që të vijojnë besnikërisht mashtrimet e propagandës komuniste. Filmi pasqyron të njëjtat gënjeshtra si edhe materialet e tjera të shkruara gjatë komunizmit. Normalisht në këtë rrethanë është e ligjshme të pyesësh se: çfarë paska bërë ky individ që shteti paska kaq shumë detyrime ndaj tij. A thua është përpjekur për tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, apo ka pasur funksione të larta shtetërore e ka dhënë ndihmë të jashtëzakonshme?!

Për të mësuar të vërtetën, mjafton të shohim dokumentin e kohës, i publikuar i censuruar në botimin e vitit 1986, të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, kushtuar heronjve, të cilit i është hequr pjesa thelbësore. Vasil Shanto nuk u vra as në përpjekje me gjermanët, as me ballistët, as me “reaksionin” dhe as për “çlirimin e atdheut”, por në krye të një detyre private, për të cilën mbase edhe mund të jetë paguar.Ngjarjen e dëshmon personi që ngeli gjallë, i quajturi Naun Zafirof, i cili ishte oficer i Ushtrisë Mbretërore Jugosllave, i zënë rob nga partizanët e Josif Broz Titos. Pasi lihet i lirë në Kolashin të Malit të Zi, kërkon të kthehet në vendlindje, në Ohër. Atje njihet me oficerin Rifat Manjani, i cili e prezanton me Vasil Shanton.

Këta e kërkojnë Vasilin të bëhet shoqëruesi i tyre dhe ky i fundit pranon. Ka qenë një udhëtim që është ndërprerë nga një pritë e rastësishme xhandarmërie, e cila ka synuar ndalimin e katër njerëzve të armatosur, pa e ditur fare se kush ishin ato. Me Vasilin ishte edhe një komunist tjetër, Reshit Rusi, i cili gjithashtu mbeti i vrarë bashkë me Vasil Shanton

Dokumenti arkivor me proces-verbalin e marrjes në pyetje nga Xhandarmëria e Qarkut të Shkodrës, të ish-oficerit të ushtrisë jugosllave, Naun Zafirof, i cili ishte ne Vasil Shanton në momentin e vrasjes

Proces-verbali i marrjes në pyetje të ish togerit të ushtrisë jugosllave Naun Zafirof, i biri i Metodis dhe i Katerinës, i vitlindjes 1915, lindur e banues në qytetin e Ohrit.

Të pranishëm në marrjen në pyetje, datë 14.2.1944, ora 16.00 në zyrën e adjutanturës së Qarkut të Xhandarmërisë Shkodër: kapiten Pjetër Gurakuqi, aspirant Hil Shllakun, sekretar kapter Nush Shtjefni.

Deklarimi si më poshtë:

Unë kam qenë në qytetin Kolashin të Malit të Zi si rob i partizanëve të Titos, ku kam qëndruar qysh në muajin dhjetor 1943. Në Kolashin jam njohur më parë me kapiten Manjanin, i cili dhe ka qenë zënë rob prej partizanëve. Me kapiten Manjanin, lidha miqësi, duke shfaqur dëshirën të ktheheshim te shtëpitë tona, ai në Dibër e unë në Ohër.

Manjani më tha se kishte njohur një të quajtur Vasil, i cili i kishte dhënë fjalën se do ta çonte deri në Shkodër. Atëherë edhe unë e luta që të fliste dhe për mua me këtë Vasilin. Më vonë e njoha personalisht Vasilin, duke u takuar 4-5 herë vetëm për pak minuta dhe kemi biseduar vetëm për çështjen e udhëtimit të projektuar, d.m.th. kemi rënë dakord që të niseshin për në Shkodër.

Më vonë kam njohur edhe Reshitin. Më 29 janar 1944, jemi nisur të katërt prej Kolashinit. Çështjen e lejes e kishte rregulluar Vasili me partizanë dhe ai na printe gjithkund. Më 30 janar kemi mbërritur në katundin Bioçe dhe më 31 janar ora 5.00 të mëngjesit, mbërritën në Kosorr afër kufirit të Shqipërisë. Këtu kemi ngrënë e kemi pirë, duke marrë bukë me vete.

Jemi nisur e kemi udhëtuar gjithë natën, herë rrugë e herë nëpër male, deri sa kemi hasur me patrullat e xhandarmërisë dhe rezultati dihet. Gjatë udhëtimit, Vasili na porositi që ecnim me vëmendje dhe pa frikë se mund t’u hetonim nga ndonjë patrullë.

Duke ardhur në Shqipëri, sipas fjalës së Vasilit, ishim të sigurt se do të vinim shëndoshë se kështu na e kishte premtuar ai, prandaj u nisëm me konviksion të plotë se, nuk do na gjente gjë.

Deklaroj se qysh kur kemi hyrë në kufi të Shqipërisë e, deri ku ka ndodhur ngjarja, nuk kemi hyrë në asnjë shtëpi shqiptare, as kemi ngrënë bukë e as kemi fjetur. Kemi ngrënë vetëm ushqimin që kemi pas marrë me vete në katundin Kasorr dhe kemi pushuar jashtë disa here, pa hyrë brenda në ndonjë shtëpi.

Unë kam qenë i armatosur me një “Mashinë” dore, tip angleze e cila, ka pas një krah me 32 fishekë. Vasili ka pas edhe ai një “Mashinë” të tipit gjerman, por nuk di sa municion ka pasur, mbaj mend që ka pasur tre krehra në çantën e “Mashinkës”, të cilët sigurisht do kenë qenë të mbushur.

Më duke ka pasur edhe një revolver, por nuk e mbaj mend mirë. Vasili ka pas edhe bomba dore, por nuk di sa. Unë për vete nuk kam pasur bomba. Kapiten Manjani, ka pas një pushkë të gjatë jugosllave dhe një revolver gjysmë automatik dhe një rrip fishekë.

Reshiti ka pasur “Mashinë” gjermane. Nuk mbaj mend të ketë pasur bomba apo jo. “Mashinën” mua ma dhanë partizanët në Kolashin, nja dy ditë para se të nisesha në Shqipëri. Për t’u liruar prej tyre, unë kisha marrë një raport nga doktori se vuaja nga zemra dhe se, nuk mund t’i bëja ballë mundimeve, nuk mundja të haja ushqimin e partizanëve dhe kështu armën ma dhanë për udhëtim.

Unë e kam ditur se Vasili dhe Reshiti ishin komunistë, por si unë, ashtu edhe kapiten Manjani, kemi udhëtuar me ta vetëm të na tregonin rrugën deri në Shkodër. Këtu Manjani, do paraqitej te një personalitet i quajtur Gjon Marka Gjoni dhe prej këtij do të merrnim leje për të vazhduar udhëtimin tonë në Dibër dhe Ohër.

Me vete kam pasur një dokument timin personal, të cilin ma kanë marrë xhandarët. Qysh prej katundit Kosorr e gati deri në kufi, na ka përcjellë një katundar, ndërsa prej kufirit shqiptar e këtej, ju betohem se nuk na ka përcjellë njeri. Në rastin që jemi takuar me xhandarët, Reshiti ka qenë ndarë prej nesh.

Ne të tre tentuam të iknim nga një rrugë që të çonte rrëzë malit, por edhe atje e kemi parë veten të rrethuar. Atëherë unë, duke e parë veten në rrezik, pasi xhandarët po shtinin gjithnjë kundra nesh, bërtita: “Mos shtini, mos shtini” dhe kam hedh “Mashinën” në tokë.

Jam zënë rob. Nuk kam mundur të shti asnjë fishek sepse ndjekja na u bë shumë e shpejtë. Gjithashtu kujtoj se edhe kapiten Manjani nuk ka shtirë. Ndërsa Vasili edhe mbas dorëzimit tim, ka hedhur bomba e ka qëlluar mbi xhandarët. Reshiti nuk di se çfarë drejtimi kishte marrë.

Po ju deklaroj se unë nuk jam partizan, por kam qenë rob i tyre. Nuk kam pasur qëllim tjetër për të ardhur në Shqipëri, përveç këtyre që deklarova më sipër. Unë jam ushtar. Përgjithësisht me politikë nuk jam marrë.

Vetëm fati i luftës më ka ndjekur që të bie rob ndër partizanë dhe të takohem me dy komunistët shqiptarë në rrethanat që tregova.

Shtoj se unë kam luftuar kundër komunistëve në vendin tim dhe prandaj paq rashë rob. Gjithashtu në rastin e ndjekjes prej xhandarmërisë, nuk kam shtënë kundër tyre me armë. Prandaj kjo tregon se unë nuk kam pasur qëllime komuniste.

Tjetër gjë nuk kanë thanijet e mija, i vërtetoj me nënshkrimin tem. /Memorie.al/

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • demo: 18/10/2022 18:53

    Ja pra bashkevuajtes te kuq,,vrasja e Vasilit paska qene tepke si vrasja e Isa Toskes ne pazarin e Fierit.Vasilin nuk e pasjan vrare ballistat,zogistat,rreaksioni,,por e kane vrare xhandaret e Qeverrise si vrane Isa Tosken.Isain si bandit i Zi,,Vasilin si bandit i kuq. Le qe ku i dallohej ngjyra ketyre?Nga te zij besheshin lulkuq dhe anasjelltas si Xhelal Staravecka.Ketu ne fotografi me duket se eshte me kriminelin serbo-malazez Dushan Mugosha me te cilin e lidhte gjaku serb dhe etja per gjak shqiptari,,Gjaku i Tahir Buletinit i shkoi prapa kriminelit me pagese ,sikarjo Vasil Shantic.

    Përgjigju
  • Ridi: 14/09/2022 16:25

    Artor FP: Sa te sqaroj pak sepse Hallunajt (Hallunoviqet), nuk jane erbo-malazez por Shkodrane, Shiptare (Podgorican),Shkodra shtrihet shume pertej kufirit aktual. Abazoviqi qe sot eshte kryeminister, ose Abazi ne Shqip eshte Uqinak. I gjith Ulqini, Tuzi,Plave a Guci jane territore te Shkodres. Vraka ka komunitet te vogel serbo-malazes shume lehte te dallueshem nga emri si Vojo, Dusho,Zoran etj. Po ti Artor FP: je nga ai soj qe kufiri Shqiptar duhet te fillonte nga ura e zogut,ti duhet te jesh i sojit i toptaneve ku per 5-leke shet nene e moter. Isa Boletini ishte nje coloz dhe ne ne Shkoder e kemi nderu dhe e nderojme ghithmone. Po nipi i tij ishte me nje person qe vet Isa nuk do ta toleronte ate. Vasi Shanto gezon respekt ne Shkoder Ne shkoder ne kemi nje fjale, me thuaj me ke rri te them se kush je . Nga lulja del edhe ferra. Artor FP: ti je nje fundrrine kur ndan Shkodren qe ka vuajtur dhe vazhdon edhe ne keto dite te vuaje nga politika dhe kadedori si ti

    Përgjigju
  • Perkthyesja: 14/09/2022 12:35

    Qente le te lehin, karvani ecen perpara! Nuk denigrohet figura e Vasil Shantos, nga nje sharlatan pseudo-historian si Kastriot Dervishi, qe merr vetem nje dokument dhe e lexon sipas oreksit! Dihet qe Naun Zafirof firmosi cfare ju vu perpara se u shkembye me nje oficer gjerman!

    Përgjigju
  • Agim Bejtja: 14/09/2022 00:19

    Figuren e Vasil Shantos nuk e baltos dot nje funderine si Kastriot Dervishi! Turp ne cfare nivelesh e ulni imazhin me keto shkrime

    Përgjigju
  • Adi: 11/09/2022 14:41

    Po ky del trim edhe keshtu si e ka trguar ky historin se trgon se nuk i ka ul breket si ato dy tjeret.Ate qe e kan zen rob mbasi e kan punuar mbar e mbrash i kan dhen dhe nje arm dhe e kan liruar. Per mua trimi ka merita te larta sado qe ne cilen ane te historis ka qen

    Përgjigju
  • Nino: 11/09/2022 14:06

    Nuk se si qëndron e vërteta po historive te komunizmit nuk i besoj as per motin se si ka qene ato kohe. Po ama jam i sigurt qe na kane ngop me rrena trashanike fare

    Përgjigju
  • Lui: 11/09/2022 11:28

    Këta pseudohistorianë harrojnë që duke u sjellë kështu, përligjin pothuaj çdo gjë të atij sistemi dhe të Enver Hoxhës. Duke manipuluar historinë me "dokumenta" të sajuar, këta vetëm sa largojnë popullin nga ana e tyre dhe e afrojnë me komunizmin.. Kështu vazhdoni, sepse dhe atëherë në vitet '30-'44, vepruat me manipulime e me feudalizma dhe e çuat vetë popullin në duart e komunizmit..

    Përgjigju
  • Eva: 10/09/2022 23:13

    Jam pinjolle Shanto dhe e them me krenari. Kastriot Dervishi shihemi ne gjykate per shfiqje dhe fallsifikim e manipulim te dokumentave historike. Myslym Islami eshte i vetmi historian qe ka studiuar figuren e Vasil Shantos ne detaje. Dhe ato cfare jane shkruar ne vepren e tij per Vasil Shanton jane jo vetem dokumenta historike por dhe intervistat e kryera me bashkepunetoret e e personat qe kane qene prane Vasil Shantos. Po keshtu eshte kur ne 30- vjet demokraci ballsitet e bashkepunetoret e pushtuesve mundohen me te gjitha mjetet e menyrat te zhbejne ate damke qe ju eshte vene!

    Përgjigju
    • Artor FP: 12/09/2022 23:54

      Eva moj Korbe.Vasil Shanto njihej nga e gjithe Shkodra e asaj kohe si Kriminel,Vrases,dhe mbi te gjitha si Shkavell (jo Shqiptar,por Sllav)!!!Vasil krimineli veau djalin e Isa Boletinit ne mes te Shkodres.Ky eshte Fakt i pa kundershtueshem.Sa per vrasjen e ketij maskarai sllavo-komunist-kriminel,e verteta qendron pak a shume siç thuhet ne kete Dokument!Vasil krimineli ju afrua nje Shtepie qe ishte e Hallunoviçeve (Ne Vrake eshte komuniteti me i madh Sllav ne Shqiperi).Hallunoviçet ishin ne Gjak-marrje me nje familje tjeter aty.Ata (Hallunoviçet) menduan se jane Gjaksit dhe hapen zjarr kunder tyre.Krismat i degjoi Xhandarmeria dhe i ndoqi deri sa i vrau (Vasil kriminelin me Reshit legenin e Vasil kriminelit)!Kjo eshte e verteta.Vasil Shanto ishte kriminel Sllav qe vriste Shqiptaret e ndershwm dhe nuk ngopej me gjakun e tyre!Tani me hidh edhe mus ne Gjygj se e shohim se kush do fitoje!Nuk ju vjen turp???Ne vend qe te mbydhni Gojen e te mos ndiheni,dhe biles te kerkoni te falur per krimet e ketij Qen bir Qeni!

    • Toni: 12/09/2022 09:04

      Te them te drejten kur thua bashkepuntoret e pushtuesve nuk e dij ne ishte me mire te jesh bashkepuntor i gjermaneve dhe italianeve apo i serbeve dhe ruseve prandaj kir flitet per bashkepunim edhe Vasili me shok nje mut ishin

    • Avsh: 11/09/2022 16:32

      @ Eva, edhe komunistet, nuk lane armik pa bashkepunuar me te. Persekutuan etnine dhe zakonet Shqiptare per ti zevendesuar me ate sllave dhe te ashtuquajtur bolshevike. E njejta gje po ndodh tani me edvin ramen e salistan berishen. Cfare beri V. Shanto qe meritoi aq rreklame? Thjeshte njihte njerez te udb-se dhe te jugosllavise?

    • Kistra: 11/09/2022 09:07

      Vasil Shanto ishte lis, nuk ja zbehin madheshtine krijesat e neveriteshme!

  • Ballisti: 10/09/2022 21:24

    Ore pse inatoseni more brekëgrisur komunistë. Historia nuk është ajo që tregonte kiminelët Hoxhë e Sheh, por ajo që gjentet në dokumwnte arkivore

    Përgjigju
  • Historiani: 10/09/2022 18:43

    Ky fare Dervishi i ka vene vetes qellim vetem t'i hedhe boje te zeze luftes se popullit shqiptar kunder pushtuesve te huaj! Mbase edhe paguhet per nje pune te tille te ndyre. Ç't'i besh, kjo prerje kete mision te felliqur ka marre persiper te kryeje. Por Vasil Shanto mbetet Vasil Shanto, sa qe nuk ka pranuar te dorezohet por ka zbrazur pushke kunder xhandareve. Ketij paloDervishit, mashtrues ordiner, i urojme te fut ne koken e tij boshe diçka te sakte nga historia e vertete qe na nderon te gjitheve.

    Përgjigju
  • miri: 10/09/2022 16:22

    Bravo Shqiptare te Vertete! Beni Shume Mire qe peshtyni e perbuzni keto plehra e felliqesira kastriote dervisha e kompani.(Edhe Kastriot edhe dervish, merre me mend se çfare paçavuresh jane)... Ka akoma Njerez te Ndershem Shqiperia.

    Përgjigju
  • Arti: 10/09/2022 13:39

    Kastrriot Dervishi, ky funderine qe s le rast pa baltosur historine paska gjetur kesaj here deshmite e nje jugosllavi...Ky funderine, felliqesira Agron Tufa e Co, jane qente e UDB jugosllave, qe sebashku edhe me kryeqelbesiren Sali Berisha , vazhdojne te baltosin. Mercenare te sherbimeve jugosllave; ju duhet t ju varesh, e kini pak. Ndoshta mund t iu vije dita

    Përgjigju
  • Lala: 10/09/2022 10:22

    Ktu del gje keta tipat Jan dorezu e kan ul breket Kurse vasil shanto ka qelluar e luftuar.

    Përgjigju
  • Parruca: 10/09/2022 09:38

    Jo per te mbrojtur Vasil Shanton, por kjo deshmia nuk verteton asgje. Me siguri ky pasi e kane arrestuar ka dhene kete deshmi te rreme per te shpetuar. Nje gje qe e verteton kete eshte qe partizanet jugosllave e kishin zene rob kete si ushtarak i Mbreterise Jugosllave. Pasi e liruan i dhane dhe nje arme? Po kush e ha kete?

    Përgjigju
  • Drini: 10/09/2022 08:53

    Hahahaha Kastrioti i Fahri Balliut historian i shquar. Hahahahahaha. Po kur e botuat kete pacavuren e lexuat apo jo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?