Bota

Tre fazat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit (DETAJET)

14 Janar, 19:52| Përditesimi: 14 Janar, 22:15

  • Share

1736351155_gaza.jpg

Gaza

Teksa pritet dakordësimi mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim afatgjatë në Rripin e Gazës, mediat e huaja kanë publikuar disa detaje, të cilat thuhet se i përkasin marrëveshjes.

Marrëveshja në tre faza – e bazuar në një kuadër të përcaktuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – do të fillonte me lirimin gradual të 33 pengjeve brenda gjashtë javësh, përfshirë gra, fëmijë, të moshuar dhe civilë të plagosur, në këmbim qindra grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur nga Izraeli.

Nga 33 pengje, pesë prej tyre do të ishin ushtare izraelite, të cilat do të liroheshin në këmbim të 50 palestinezëve për kokë, përfshirë 30 militantë të dënuar që po vuajnë dënimin me burg të përjetshëm. Brenda fundit të fazës së parë, të gjithë pengjet civile, të gjallë apo të vdekur, do të ishin liruar.

Gjatë kësaj faze të parë, me një kohëzgjatje prej 42 ditësh, forcat izraelite do të tërhiqeshin nga qendrat e banuara, palestinezët do të kishin mundësi të fillonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, dhe do të kishte një fluks të madh ndihmash humanitare, me rreth 600 kamionë që do të hynin çdo ditë.

Detajet e fazës së dytë ende duhet të negocohen gjatë kësaj faze të parë. Këto detaje mbeten të vështira për t’u zgjidhur dhe marrëveshja nuk përfshin garanci të shkruara që armëpushimi do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje. Kjo lë hapësirë për Izraelin që të rifillojë sulmet ushtarake pasi të përfundojë faza e parë.

Hamas do të lirojë pengjet e mbetur të gjallë, kryesisht ushtarë meshkuj, në këmbim të më shumë pengjeve dhe tërheqjes “të plotë” të forcave izraelite nga Gaza, sipas draft-marrëveshjes. Megjithatë, Hamas ka deklaruar se nuk do të lirojë pengjet e mbetura pa përfunduar lufta dhe tërheqjen e plotë izraelite, ndërkohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar më parë se do të rifillojë luftime përveç nëse aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit nuk eliminohen.

Nëse gjatë këtyre bisedimeve nuk formohet një qeveri alternative për Gazën, Hamas mund të largohet nga kontrolli i territorit.

Në një fazë të tretë, trupat e pengjeve të mbetura do të kthehen në këmbim të një plani rindërtimi me një afat prej tre deri në pesë vjet që do të zbatohet në Gaza nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

16 muaj luftë në Gaza/ AP: Hamasi pranon marrëveshjen me Izraelin! Netanyahu: I gatshëm për armëpushim, por të gjithë të kapurit të lirohen


K.M/S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?