Piero Pittaro

Sipërmarrësi italian i verërave u lë trashëgimi punonjësve kompaninë e tij: U bë siç ai donte, shpërbleu më të merituarit

11 Maj, 12:57| Përditesimi: 11 Maj, 17:18

  • Share

Kur sipërmarrësi i verërave, Piero Pittaro, 89-vjeç, ndërroi jetë më 24 mars të vitit të kaluar, bota e verës, ajo e politikës dhe shumë njerëz të tjerë nëpër botë, vajtuan pasi humbën një njeri të talentuar dhe me kompetenca të mëdha.

Por megjithatë ajo që askush nuk priste ishte hapja e testamentit të Pittaros dhe se kujt ia kishte lënë trashëgiminë. Bëhet fjalë për 9 punonjësit e tij të cilët e kanë mbështetur dhe kanë kontribuar në zhvillimin e emrit të kompanisë nga SHBA e deri në Singapor.

"Ishte kështu, ai donte të shpërblente ata që i konsideronte të denjë dhe i pëlqenin të përçonin bukurinë dhe përsosmërinë e produkteve tona," thotë Stefano Trinko, prodhuesi i verës dhe krahu i djathtë i Pieros.

Ne nuk e dinim fare se ai mendonte të na linte një dhuratë kaq të çmuar, vazhdon ai, por shpesh përsëriste se vetëm ne mund të vazhdonim të bënim atë për të cilin kishim punuar kaq gjatë.

Përveç, Stafano Trinkos, që qëndroi për mbi 40 vjet krah tij, Pittaro u trashëgoi nga pasuria e tij,kantinën e verës "Vigneti Pittaro"- që përfshin një sipërfaqe prej 85 hektarë me vreshta - edhe ekspertit të bujqësisë, kontabilistit, shitësit, personit përgjegjës për përpunimin e vreshtave dhe punëtorëve, tre prej të cilëve tashmë janë në pension, të cilët bashkëpunuan në ndërtimin e historisë së verës.

Përveç sukseseve të Pittaro në sektorin e verërave, gjatë karrierës së tij, kësaj liste i shtohet edhe angazhimi i tij në fushën administrative, me zgjedhjen e tij si kryetar i Bertiolo-s nga viti 1978 deri në 1983.

*Përkthyer nga La Repubblica me shkurtime.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHQIPTARI: 11/05/2024 15:15

    PRA KA AKOMA NJERËZ HUMANIST.KYSHËMBULL DUHET TË PËRGJITHËSOHET.U PREFTË NË PAQE NË VËNDIN KU E KAN VENDOSUR.

    Përgjigju
    • Qwert: 12/05/2024 17:07

      Njerez me kultur te madhe ..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?