Në ditët e fundit të vitit 2020, industria fasone ripërsërit edhe një herë kërkesën për qeverinë për një paketë të tretë mbështetëse për qeverinë. Ndihma financiare që ata kërkojnë është 52 milionë euro, e cila do të ndahet në tre drejtime kryesore.
Ndarja është bërë në bazë të një anketimi që ata kanë kryer tek fabrikat e veshjeve dhe këpucëve të cilat kërkojnë 32 milionë euro për rinovim dhe diversifikim të makinerive dhe teknologjisë, 15 milionë euro për kapital qarkullues për të vijuar prodhimin dhe 5 milionë euro për lëndë të para.
Sipas të dhënave të bëra publike në anketim thuhet se pandemia iu ka shkaktuar humbje deri më tani në vlerën e 180 milionë eurove përpos largimeve të shumta nga puna të punonjësve.
“Ky sektor siguroi 40 përqind të eksporteve të Shqipërisë për vitin 2019 në total eksportet ishin 2.1 miliardë euro, me mbi 800 milionë euro të siguruara nga kompanitë e veshjeve dhe këpucëve. Në bazë të dhënave të INSTAT, eksportet e vendit si total gjatë periudhës prill-qershor 2020 ranë me 32 përqind”, thuhet në konkluzionet e anketës.
Sipas tyre ndihma është e domosdoshme në një kohë kur shumica e fabrikave prodhuese të industrisë së veshjeve dhe këpucëve po punon sot për mbijetesë, ndërsa tre në katër sipërmarrës të sektorit mendojnë të shesin biznesin e tyre.
Ndër problemet kryesore aktuale ata listojnë mungesën e likuiditetit për të paguar punonjësit, për të kryer investime, kanë mungesë fuqie punëtore të kualifikuar, apo edhe akses të dobët në tregun bankar për kredi.
Sipermarrjet prodhuese kerkojne fonde nga qeveria sepse po falimentojne?? E drejte si kerkese ne nje shtet demokratik, por gjithashtu eshte e drejte qe te zbatohen dhe rregullat me minimale tek punetoret, duke filluar nga orari dhe deri tek pagat e mjerueshme qe japin.
PërgjigjuJoooo nuk është e vërtetë. Puntorët paguhen plot 200 000 lekë sa skanë kohë as ti numërojnë (se duhet me la borxhet e muajit të kaluar). Inxhenjero, po çfarë mendoje ti se do shkonte muhabeti, kështu pra do shkojnë punët se jan bo të parë injorantë e hajdutë, jan bo biznesmenë kriminelët. Duroni edhe pak se mo mir do bohet.