Siqeca e Patosit, fshati turistik me ujëvara në mal, por pa ujë në fshat! Banori: Këtu ka vite që nuk vijnë nuset

13 Nëntor, 14:58| Përditesimi: 13 Nëntor, 15:25

  • Share

FIER- 15 km larg qytetit të Patosit ndodhet kryqëzimi i dy fshatrave piktoreskë, Gjinoqarë dhe Siqecë, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie. Udhëtimi të tërheq njëlloj në të dy destinacionet, por kontrasti është i madh ndërmjet natyrës përrallore, vilave luksoze dhe mungesë së investimeve. Në hyrje të Gjinoqarës përballesh me rrugën e amortizuar, ndërsa në çdo banesë sheh depozitat ç’ka deshmojnë mungesën e ujit.

“Ne jemi dy kunata, ndajmë një pus të përbashkët, ndonjëherë dhe zihemi për ujin”, tha një grua e moshuar.

Në mungesë të ujësjellësit kanë hapur puse që kushtojne 6 milionë lekë (të vjetra), ndërsa ata që s’kanë mundësi përshkojnë dy kilometra rrugë me karrocë dore ose hajvan për të mbushur ujë në burime.

Ndërsa Siqeca me relievin kodrinor dhe ujëvarat magjepëse është pjesë e projektit të 100 fshatrave turistikë. Investimet pothuajse kanë qenë inekzistente, thotë kryeplaku, i cili shpreson se situata do të ndryshojë me ndërtimin e ujësjellësit. Në fshat jetojnë kryesisht të moshaurit, ndërsa emigrantët kthehen në vjeshtë për të vjelë ullinjtë.

“Këtu po s’po qendrojnë djemtë tanë, jo më të vijnë turistët! Shteti duhet të ndërhyjë. S’ka ujë këtu, rinia ikën martohen andej në emigrim. Këtu ka vite që s’ka ardhur asnjë nuse”, tha një banor.  

Kryebashkiaku i Patosit tha se ujësjellësi i ri pritet të përfundojë brenda korrikut 2025 ndërsa po punohet dhe për sistemin e rrugës që të çon tek ujëvarat.

Turizmi është e vetmja mundësi për rigjallërimin e këtyre fshatrave me peisazhe piktoreske, ullinjtë shekullorë dhe shtigjet e egra që të cojnë drejt 4 ujëvarave.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jetmir: 13/11/2024 16:57

    Edhe thonë përse ikin njerëzit jashtë.A nuk është turp që në Shqipëri që uji është me bollëk njerëzit në fshat e qytet nuk kanë uji....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?