Siri, në Idlib është duke ndodhur tragjedia më e keqe humanitare e shekullit

20 Shkurt 2020, 08:42| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 08:47

  • Share

Nuk ka fjalë aq të forta sa të përshkruajmë tragjedinë që po ndodh në provincën siriane të Idlib. Dhe mbi të gjitha, për fat të keq, ende nuk ka njeri që dëshiron të dëgjojë, të reagojë ose thjesht të veprojë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 900 mijë njerëz, përfshirë shumë fëmijë, po marshojnë në zemër të dimrit sirian për të shpëtuar nga një ofensivë ushtarake e udhëhequr nga ushtria e Bashar al-Asadit dhe e mbështetur nga forcat ajrore ruse.

Kjo masë e madhe e njerëzve kërkojnë të shpëtojnë nga sulmet ajrore dhe predhat e artilerisë, por nuk kanë ku të shkojë, sepse horizonti i vetëm është kufiri i mbyllur turk.

Qindra mijëra civilë janë bllokuar në rrugët ku kanë krijuar kampe të improvizuara në male, me shpresën për të marrë ndihmë.

Më 18 shkurt, OKB kujtoi tragjedinë e një vajze që vdiq nga i ftohti në krahët e babait të saj pas mbërritjes në një kamp. Një ditë më parë, Dr Raphael Pitti, një mjek humanist francez në kontakt me disa kolegë të tij që punojnë në vend, raportoi bombardimin e një materniteti, për të cilin ai tha se sulmi ishte i qëllimshëm.

OKB flet për krizën më të rëndë humanitare të shekullit të ri, e cila për fat të keq gjithnjë e më shumë ngjan me atë të mëparshmen. Të martën, Michelle Bachelet, Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe ish-Presidenti i Kilit, apeloi për të kërkuar krijimin e korridoreve humanitare për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Por realiteti i trishtuar tregon se OKB dhe Komisioneri nuk kanë asnjë mënyrë ta bëjnë veten të dëgjohen. Kombet e Bashkuara, siç e dimë, janë vetëm shuma e vullnetit të shteteve që janë pjesë e saj, të cilët në këtë rast janë të ndarë thellësisht për çështjen duke e bërë ndikimin e organizatës të jetë të pafuqishme.

I mbështetur nga Vladimir Putin, Bashar al Asad përmes një dalje në  televizion njoftoi se ai synon të pushtojë Idlib, rajoni i vetëm që është akoma jashtë kontrollit të tij, "pavarësisht fjalimeve tronditëse që vijnë nga veriu", duke iu referuar qartë Turqisë.

Idlib është vetëm epiloguu, sigurisht provizor, i nëntë viteve të luftës në Siri, në të cilën pamë që optimizmi i pranverës arabe të kthehej në një masakër me disa protagonistë.

Gjatë këtyre nëntë viteve koncepti i bashkësisë ndërkombëtare është avulluar. Askush nuk ka harruar heqjen dorë nga Barack Obama për zbatimin e "vijës së kuqe" në lidhje me armët kimike, apo edhe hyrjen e Putinit në skenë për të përfituar nga vakuumi strategjik.

Më parë, prej Sirisë ishin zhvendosur shtatë milion njerëz dhe numëroheshin pesë milion refugjatë, të cilëve tani iu shtohen 3.5 milion banorët e Idlib.

Në vitet 1990 bota u indinjua për ngjarjet në Sarajevë, vajtoi të vdekurit e Ruandës dhe premtoi "kurrë më". Por ai premtim, edhe një herë, është copëtuar nga cinizmi i shteteve dhe nga kjo epokë indiferente. Idlib është një tjetër simbol i dështimit tonë kolektiv.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?