Bota

Siri, pas bombardimeve ajrore, ka filluar sulmi tokësor. YPG: Shumë civilë të vrarë

10 Tetor 2019, 09:01| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 09:05

  • Share

Me bombardimet e para përgjatë kufirit ka nisur dhe operacioni ushtarak i Turqisë kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përmes një postimi në Twitter: Ushtria turke synon të neutralizojë kërcënimin terrorist kundër Turqisë dhe të krijojë një zonë tampon për të lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre.

Sipas Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri, predhat e ushtrisë turke kanë goditur disa zona me civilë me të cilëve ka patur dhe shumë viktima.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Turqisë që të ndërpresë operacionet ushtarake, duke thënë se ato kompromentojnë përpjekjet diplomatike dhe ka paralajmëruar se BE nuk do të paguajë për asnjë euro për atë që Ankaraja e quan "zonë sigurie".

Mijëra sirianë që banojnë pranë kufirit kanë marrë arratinë nga vendbanimet e tyre.

Fuqitë botërore kanë frikë se aksioni ushtarak mund të hapë një kapitull të ri, të përgjakshëm të luftës në Siri dhe të përkeqësojë paqëndrueshmërinë e rajonit.

Kurdët sot janë gardianët e të paktën 5,000 të burgosurve Irakianë dhe Sirianë të ISIS dhe një mijë luftëtarëve nga 55 shtete të tjera.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?