Bashar al-Assad
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka deklaruar se vendi i tij është i aftë të “mposhtë terroristët” pas ofensivës së nisur nga rebelët në veriperëndim të Sirisë.
“Siria vazhdon të mbrojë stabilitetin dhe integritetin e saj territorial përballë të gjithë terroristëve dhe mbështetësve të tyre, dhe është e aftë, me ndihmën e aleatëve dhe miqve të saj, t’i mposhtë dhe t’i eliminojë, pavarësisht intensitetit të sulmeve të tyre,” tha Assad gjatë një telefonate me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmi kryesor:
Siri/ Aleppo e pushtuar nga rebelët xhihadistë, mijëra civilë po ikin! Assad: Do t'i mposhtim terroristët! Media: Ka raportimeve se po zhvillohet grusht shteti në Damask
K.M/ReportTv.al