Bota

Siri/ Ushtria amerikane vret udhëheqësin e Al Kaedës në një sulm me dron

23 Tetor 2021, 21:48| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 21:49

  • Share

Sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara një udhëheqës i lartë i Al-Kaedës u vra nga një sulm me dron i ushtrisë amerikane në Siri.

Zëdhënësi i komandës së ushtrisë amerikane, majori John Rigsbee në një deklaratë me shkrim pas vrasjes tha se kështu do të dëmtohet Al Kaeda dhe aftwsitw e sa pwr tw organziuar sulme terroriste.

"Vrasja e udhëheqësi të lartë të Al Kaedës do të dëmtojë aftësitë e organizatës terroriste për të organizuar dhe kryer sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë dhe civilët e pafajshëm”, tha  Rigsbee.

Sulmi vjen tre ditë pasi një bazë e SHBA-së në Sirinë jugore u sulmua, por Rigsbee nuk tha nëse sulmi i dronit amerikan ndodhi në shenjë hakmarrjeje.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?