Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti.
“Një urdhër arresti është lëshuar kundër kriminelit Bashar al-Assad me akuza që lidhen me ngjarjet e Daras të vitit 2011”, tha gjykatësi Taëfiq al-Ali.
Sipas mediave të huaja, Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e vitit të kaluar, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin.
Fletarrestimi në mungesë u lëshua ndaj Assadit nën akuza për vrasje me paramendim dhe torturë që çoi në vdekjen e disa personave. Akuzat lidhen me shtypjen e vitit 2011 nga forcat e Assadit në qytetin jugor, Dara. Më 2011, protestat paqësore prodemokracisë shpërthyen ndaj sundimit të Assadit, duke kërkuar ndryshim politik.
Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut.
Komente
