Bota

Siria sulm me raketa ndaj Izraelit, shkatërrohen nga 'Iron Dome'

19 Nëntor 2019, 08:07| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 08:13

  • Share

Sistemi mbrojtës i Izraelit, i njohur me emrin ‘Iron Dome’ (Kupa e Hekurt) ka ndërprerë një sulm të nisur nga Siria në Lartësitë Golan këtë mëngjes.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite nga territori sirian u lëshuan katër raketa të cilat u interceptuan dhe asgjësuan.

Nuk ka njoftime për viktima ndërsa banorët janë strehuar në bunkerët e mbrojtjes anti raketore.

Ndërsa pritet një reagim nga ana e Izraelit, episodi ka zgjuar reagimin e gjeneralëve të ushtrisë izraelite.

Ata fajësojnë Iranin i cili sipas tyre ka si qëllim destabilizimin e kufirit verior të Izraelit.

Radioja ushtarake izraelite ka deklaruar se përgjigja e Izraelit do të jetë e fortë dhe e shpejtë ndaj agresorëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?