Sistem i ri vlerësimi për personat me aftësi të kufizuar/ Kospiri: Skema e re përfshin më shumë kategori

11 Tetor 2019, 19:02| Përditesimi: 11 Tetor 2019, 19:20

  • Share

TIRANE - Një sistem i ri vlerësimi pritet të aplikohet për personat me aftësi të kufizuar që përfitojnë pagesa të posaçme. Lidhur me këtë projekt zv ministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri shpjegoi për Report Tv arsyen e ngritjes së këtij sistemi si dhe se çfarë synon të përmirësojë. 

“Ajo që e ka nxitur këtë nisëm që qeveria mori për të përmirësuar sistemin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar ka të bëjë me faktin, e para që ky sistem është sistem që nis nga modeli mjekësor për të vlerësuar personat me aftësi të kufizuar në një kohë që sipas standardeve të OBSH, apo një klasifikimi ndërkombëtar për funksionet e personave me aftësi të kufizuar. Ne duhet të plotësojmë atë mënyrën e qasjes ndaj vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe kjo ishte arsyeja që qeveria shqiptare vlerësoi një nisje të një procesi për një vlerësim ndryshe bazuar në funksionet dhe në modelin biopsikosocial të personave me aftësi të kufizuar” tha Kospiri. 

Nga ana tjetër zv.ministrja Kospiri u shpreh se aplikimi i këtij sistemi pritet të përfshijë dhe shumë persona të tjerë, që më parë nuk përfitonin pagesa të veçanta por edhe për përfituesit pritet të ketë një rivlerësim me qëllim eliminimin e abuzimeve.

“Sistemi i ri mundëson që të gjitha grupet të përfitojnë në mënyrë të barabartë, pra ka pasur grupe që nuk kanë qenë fare në skemën përfituese, psh persona me probleme të dëgjimit ata mbi moshën 6 vjeç nuk përfitonin fare nga skema tani bëhen përfitues. Ajo që është në thelb shumë e rëndësishme ka të bëjë me faktin që kemi një vlerësim të përshkallëzuar . Më parë nëse kishim një diagnozë pavarësisht dëmtimeve që kjo diagnozë sillte të ndryshëm në persona të ndryshëm të gjithë përfitonin njësoj tashmë vlerësimi bëhet shumë individual , pra vlerësohet rast pas rasti dhe në bazë të shkallës të dëmtimit që janë katër shkallë për ata që janë të thelluar, të rënduar, mesatar dhe të lehtë ata përfitojnë në bazë të këtij përshkallëzimi. Ajo që është prapë e rëndësishme është që asnjë e drejtë nuk preket , të gjithë personat me aftësi të kufizuar që kanë përfituar do të përfitojnë po njësoj madje më tepër do të përfitojnë sipas shkallës së dëmtimit. Ndërkohë që ata që preken dhe që në këtë sistem të ri janë një grupim që janë prezent janë rastet që mund të jenë abuzive”, shprehet ajo.

Mbi 170 mijë vetë kanë statusin e personave me aftësi të kufizuar të cilët janë pjesë e skemës së trajtimit dhe që përfitojnë pagesa të veçanta.   

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?