Ekonomi

Sistemi Bonus Malus/ Braçe: Komisioni i Ekonomisë t'i kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit, favorizon kompanitë e sigurimit

7 Janar, 12:07| Përditesimi: 7 Janar, 12:14

  • Share

Deputeti Erjon Braçe deklaron se do i kërkojë komisionit të Ekonomisë t’i kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit të rregullores për sistemin bonus malus, sepse po favorizon kompanitë e sigurimit.

AMF, në mënyrë të njëanshme, ka futur disa indikatorë të domosdoshëm sipas tyre për sistemin bonus-malus në logjikën e historikut të tyre – ndër vite. Por, për sjelljen e shoferëve-qytetarëve në rrugë, ky është viti zero. Nuk ka histori!

Po si kështu? Ç'do të thotë kjo?
Unë nuk jam bërë shofer më 1 janar 2025! Kam 25 vite si i tillë dhe kam sjelljen time në rrugë.
Kush janë këta që më thonë: “Ti je shofer nga 1 janari e në vijim”? Të dhënat e mia, ashtu si të kujtdo tjetër, janë aty. Pse nuk duan t’i marrin parasysh?

Kjo është një tjetër favor për kompanitë e sigurimit! Është tërësisht një favor banal dhe i njëanshëm, që vijon prej vitesh vetëm në krahun e dhënies së parave kompanive dhe në dëm të qytetarëve, të cilët po paguajnë çmime më të larta si rezultat i indikatorëve të tjerë që ndikojnë mbi policën e sigurimit. Dhe jo mbi bazën e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm që merr parasysh sjelljen e tyre në rrugë! thotë ai në një videomesazh në rrjete sociale.

Braçe thotë se do t’i kërkoj menjëherë Komisionit të Ekonomisë së Kuvendit t’i kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit të kësaj rregulloreje derisa të jetë e qartë:

"Kush po përfiton, qytetari që sillet mirë në rrugë apo kompanitë e sigurimit edhe një herë më shumë"

Komenton dhe planin kombëtar për qarkullimin e mjeteve sipas targave.

Qetësohuni se nuk ka asnjë vendim. Ka një draft strategji për kontrollin e emetimeve në ajër – ndotjen, përfshirë edhe atë që vjen nga makinat me naftë, i cili përmban konceptin e kufizimit të lëvizjes së makinave në ditë të caktuara sipas targave. por ky draft nuk është miratuar, nuk është vendim, është ende në diskutim. kaq!”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e miratoi vjet rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në disa faktorë risku. 

Në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin. Po ashtu faktor risku është edhe qarku ku është regjistruar automjeti duke i konsideruar me risk të ulët qarqe si Berati, Dibra apo Kukësi.

Vlerësimi i këtyre rreziqeve vulos edhe sigurimin e ri që do të paguajnë drejtuesit e mjeteve. Nëpërmjet këtij sistemi bonus-malus ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/01/2025 04:16

    Ketu tek ne, inshurencat ngrihen cdo vit,por po te besh aksident t'a ngrene ekstra per nje vit,pastaj t'a kthejne prape tek normalja,por gjoba/denimi shtohet ne varesi te perseritjes e llojit te demit,fillon me gjoba te lehta e perfundon me gjobe te rende + burg po godite/vrave njeri.Merret parasysh vjetersia e makines por dhe zona ku e nget,ka qytete/shtete qe inshurenca eshte me e larte se tek te tjeret.Mosha nuk llogaritet,por rekomandohet qe kur je shofer i ri te mos e ngasesh vetem makinen,pra te kesh ne krah nje shofer me te vjeter, me eksperience per nje periudhe kohe.Por ne e kemi pak ndryshe kete pergjegjesine per aksidente te pronarit te makines kur nuk e nget vete.Pra z.Brace,nuk e kuptoj gjithe kete reagim,ju nuk do te keni asgje me shume se c'kemi ne ketu persa i perket inshurencave te makinave!

    Përgjigju
    • Armando: 08/01/2025 08:49

      Ky popull imjere eshte imesuar te.vidhet gjithmone mga nje qenefri qe kane krye nje kryeqenef pranndaj mos harrojme ti votojme dhe kete here

  • Pensionisti: 07/01/2025 17:41

    E drejte Erjon. Vjet pagova 170 euro siguracion. Kujtova se me rregulloren e re , sivjet do paguaja me pak. 32 vjet me patentr. Pa bere asnje aksidet, asnje gervishje. U paraqita per siguracionin e sivjetem dhe çudia. Kete vit eshte çuar 20% me thane. Do paguash 190 euro. Po na rrjepin kompanite e sigurimeve. Eshte i kote ligji i ri. As te .... as te leshon. Tallje me ne. E kthejne ligjin sipas oreksit, kompanite e sigurimeve. Jo po ke moshe te madhe, jo po je nga filan qark, jo po ke makine mbi 20 vjet....Le ta kem makinen si nuse une. Pra po e hame prap si popull dele qe jemi....

    Përgjigju
  • Vladimir: 07/01/2025 13:24

    Shume drejt Erjon, me vjen keq qe ky vend nuk ka nje politikan tjeter te ngreji zerin ndaj te tilla padrejtesive ne kurriz te qytetareve. Bonus malus eshte kriter boteror i vendosjes se primit te sikuracionit, por si u fshika nje jete ne timon dhe miliarda te inkasuara nga shoferet e kujdesshem?! Tjeter çfare hyn mosha e makines dhe mosha e shoferit. Asnje gje nuk duhet lene ne doren e banditeve te sikuracioneve. Ka nje tregues shume domethenes qe i permbledh te tera, aksidentet per faj te shoferit. Per shoferet e rinj caktohet nje vlere pak me e larte qe vjen duke u ulur rregullisht, çdo 6 mujor ne se nuk bejne aksidente per fajin e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?