Bankamot BKT

Kronikë

Sistemi dixhital i BKT i gjithë 'down', bien shërbimet! Banka: U zgjidh, problem në hardware! Por a duhet përjashtuar sulmi nga jashtë?!

4 Gusht 2021, 11:48| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 14:12

  • Share

Që prej ditës së djeshme në një prej bankave të nivelit të dytë në vendin tonë, BKT, ka rënë i gjithë sistemi dixhital i shërbimeve. Ky problem serioz, që sipas bankës ka të bëjë me një defekt në hardware (server) ka sjellë një ngadalësim të madh operativiteti. Kanë dalë jashtë funksionit shërbime të tilla si ATM-të, POS-et, kanalet digjitale dhe transaksionet e degëve. Duhet thënë që nuk ka asnjë rrezik për të gjithë ata që kanë llogari bankare. Bëhet fjalë për shërbimet.

Edhe pse BKT ka deklaruar se problemi tashmë është zgjidhur dh ebëhet fjalë për një defekt në server nuk duhet neglizhuar dhe nuk duhet nënvlerësuar kurrsesi që mund të ketë edhe një sulm nga jashtë. Problemet në sistemin e serverave janë të tilla që zgjidhen brenda pak orëve. Jetojmë në një epokë kur sulme të tilla nga hackers janë të përditshme. BKT është një bankë me pronar turq dhe rreziku mund të vijë edhe nga sulme që nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

Sigurisht që kjo nuk do të thotë apriori se kemi të bëjmë me një sulm të tillë të rrezikshëm por vigjilenca në të tilla raste duhet në maksimum sepse kemi të bëjmë me çështje të sigurisë financiare.

Të tilla ngjarje trajtohen me prioritet në vende të tjera. Vetëm në dy ditët e fundit Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për një sulm kibernetik që goditi qendrën e përpunimit të të dhënave në Rajonin e Lacios dhe për më tepër çështja i kaloi prokurorëve të antiterrorist dhe agjentëve të krimeve informatike. Autoritetet atje dyshojnë shumë për sulme terroriste.  Mediat italiane raportojnë se origjina e sulmeve kibernetike mund të jetë Europa lindore ose Rusia. Hakerat u futën në sistemin e brendshëm të shëndetësisë në rajonin e Lacios përmes të dhënave të një administrator dhe aktivizuar një virus që bllokoi të dhënat. Autoritetet italiane i druhen një përsëritje të mundshme të sulmeve të tilla edhe në rajonet e tjera dhe po ndërmarrin masa për të parandaluar diçka të tillë.

Ora 14:10
Rënia e sistemit të shërbimeve online, BKT: Zgjidhëm problemin! Banka e Shqipërisë: Jemi në mbikqyrje

Problemi i madh i aksesimit të shërbimeve pasi ra i gjithë sistemi dixhital i BKT-së sipas zyrave të kësaj banke është zgjidhur.  Banka njoftoi rreth mesditës se ka pasur një problem teknik dhe tashmë është zgjidhur.

“Problemi hardware që shkaktoi një ndërprerje afatshkurtër në sistemin tonë bankar është zgjidhur. ATM -të dhe POS-et tona kanë filluar të shërbejnë, kanalet tona digjitale dhe transaksionet e degëve do të vihen gradualisht në shërbim sot rreth orës 11 të mëngjesit pas kontrolleve përfundimtare që do të kryhen. I gjithë ekipi ynë po punon me përkushtimin e zakonshëm për t’ju shërbyer sa më mirë”.

Për këtë problematikë ka reaguar edhe Banka e Shqipërisë, e cila shprehet se është informuar mbi situatëndhe ekipi i mbikëqyrjes së saj ka marrë dhe mbajtur kontakt të vazhdueshëm me bankën përgjatë gjithë kohës.

"BSH do te vijoje te mbetet ne mbikëqyrje te pandërprerë te situatës, deri ne zgjidhjen përfundimtare të saj”, kanë thënë nga Banka e Shqipërisë për shqiptarja.com.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 04/08/2021 15:21

    Pervecse ruseve qe jane mjeshtra te hakerimit ne te gjithe globin askush tjeter.

    Përgjigju
  • Lexues: 04/08/2021 14:08

    Le te shohim pas raportinit te bkt nese kjo foto do ndryshohet apo jo

    Përgjigju
  • Scutari: 04/08/2021 10:51

    Turpi i zotit në 2021 në temperaturë 40 gradë dhe nuk nxjerrin një njoftim tek ATM na bajnë të vërdallosemi kot nëpër këtë qarkullim!!

    Përgjigju
    • Athina Itona: 04/08/2021 11:30

      Po, vella... TURP eshte! Fakti qe banka ka probleme teknike, ndoshta si pasoj e sulmeve kibernetike, eshte tregues qe Shqiperia ka marre fund. Keto gjera nuk ndodhin askund tjeter. Ketu ku banoj une, s'ke fare nevoj as te shkosh deri te ATM sepse parate m'i sjell ne shtepi nje engjell kur i kerkoj me telepati. Ikni nga ai vend i mallkuar! Aahhh sa gjynah qe me vjen per Shqiperin, por eshte fakt i kryer qe populli shqiptar eshte rrace e poshter dhe shkaterrimi i Shqiperise eshte i pashmangshem. Ikni, shpetoni veten.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?