Sistemi i taksave i fragmentuar në Shqipëri, raporti i FMN: Po minohet stabiliteti tatimor! Duhet rishikuar, hiqni përjashtimet

19 Shkurt 2022, 16:19| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 16:28

  • Share

Pas Bankës Botërore edhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në raportin më të fundit rreshton kritika për sistemin tatimor në vend. Duke ripërsëritur sugjerimin e tyre për të eliminuar përjashtimet në taksa, FMN thotë se sistemi aktual i taksave është i fragmentizuar.

“Sistemi aktual i taksave është kompleks dhe i fragmentuar, dhe ndryshime të shpeshta kanë minuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit”, thuhet në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përmirësimi i sistemit tatimor dhe luftimi i informalitetit do të përmirësonte edhe imazhin e vendit tek investitorët thotë FMN.

“Një sistem tatimor më transparent, më i drejtë, më efikas dhe më i thjeshtë mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja”, vijon më tej raporti.

Ekspertët e institucionit ndërkombëtar propozojnë që të hiqen përjashtime të ndryshme të bëra me taksat si tek arsimi privat, tek shëndetësia si dhe kërkohet që të ketë TVSH, për shitjen e parë të pronës së sapondërtuar. TVSH për ndërtesat u propozua edhe nga ish kryeministri Erion Braçe teksa diskutohej buxheti e paketa fiskale 2022, por që nuk u miratua nga mazhoranca.

Madje FMN hedh dyshime edhe mbi menaxhimin e vendimit për përjashtimin nga TVSH të bizneseve që kanë xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë.

“Synimi për uljen e pragut ishte adresimi i informalitetit, por administrata tatimore nuk ka kapacitete për të monitoruar në mënyrë efektive këtë segment të madh të taksapaguesve. Për më tepër, ekzistojnë pragje të shumëfishta për sektorë të ndryshëm që minojnë thjeshtësinë e sistemit”, thuhet në raport.

Edhe përjashtimet e bëra për bizneset në sektorin e turizmit duhet të rishikohen thotë FMN pasi TVSH-ja për akomodimin në hotel është taksë që u takon të huajve, jo qytetarëve, dhe ata mund të jenë më pak të ndjeshëm ndaj një çmimi nëse shërbimi i biznesit është unik.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 19/02/2022 23:01

    Se aty po na behet vone per investime te huaja. Ne kemi sistemin tone te investimit. Parate qe ua zhvasim popullit me tatime dhe takse, 1 miliard euro ne vit, i tenderojme direjt dhe ne xhepon tone, dmth Rames me shoke dhe shoqe. Sic kemi rastin tek skrapallinjte me te dashur te Rames, Zotot. Ndersa tokat dhe pronat publike neper dete, liqene, lumenj pyje dhe kodra ia kemi taksur Luceve, Maneve, Pacolleve dhe rrethit tone sa ne qeveri dhe ne bashki. Kuptohet prokurore spakist apo gjyqtare reformist edhe atyre u japim dhe do tu japim o no nje kredi per bujqesi, pemishte apo hoteleri turizem. Pyet FMN ap BB (sikur nuk e dine por hajde ti leme te bejne budallane e zgjuar) po ku me i gjet leket kur taksat vidhen dhe shperdorehon? Pra avullohen neper xhepa. Per ate pune mos u merzisni se kemi banken me te fuqishme ne bote: ate te droges! Qe minimumi na sjell ne Shqiperi 1 miliard eurot ne vit qe qeveeia dhe bashkia na i zhvat me tatim taksa. Ndaj dhe ju na shikoni te gezuar dhe qe edhe pse ne deficit ketu e 50 vjet as e qethim fare. Vetem se ne te gjithe kete "sistem investimi" autokton, ku kushdo fiton, heronjte e vertete jane ata qe i shajme si kriminela, qe sakrifikojne dhe trafikojne droge dhe parate i sjellin ne memedhe. Ja pra, me investim te huaj doni? Maskarenj dhe kriminele te vertete jane politikanet tane si ne njeren dhe tjetren ane, qe sapo marrin pushtet nuk u behet derman. Mjafton nje vit nderprese kreditimin banka e droges, dhe te mos kete para neper kembe atehere do ti sulet njerzia dhe tu haje edhe veshet politikaneve!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?