Më shumë se 200 të dëmtuar nga aksidentet rrugore, aksidente në punë apo edhe në shtëpi, paraqiten çdo 24 orë në urgjencën e Spitalit të Traumës. Për mjekët kjo situatë është alarmante. Në dhomat e spitalit jo larg zyrës së shefit të neurokirurgjisë, ku nuk lejohet të filmohet me kamera, pamjet janë tronditëse.
Njerëz të gjymtuar, pa këmbë e duar, të dëmtuar në kokë apo në rrezik jete. Shumë nga këta pacientë janë viktima të aksidenteve rrugore ose në punë. Më shumë se 200 është numri i urgjencave ditore në spitalin universitar i Traumës.
“Normalisht duke qenë në periudhë pushimesh ndikon përdorimi I alkoolit, qëndrimi I gjatë pagjumë, të gjitha këto kanë një rezultat që janë shtimi I numrit të aksidenteve të cilat në periudhën e verës mund të shkojnë 150-200 urgjenca te trauma në ditë. Ka dhe aksidente në punë apo dhe aksidente në aktivitete të tjera të jetës. Ka të bëj në stinën e verës lloji I punës në bujqësi e cila ka të bëj që nga mbjellja e barit, hipja mbi pemë e këto ndryshojnë llojshmërinë e aksidenteve në krahasim me stinët e tjera.”- tha shefi i neurokirurgjisë Fatos Olldashi.
Por rreziku nuk është vetëm në rrugë apo në ndërtim. Shumë të dëmtuar fizikisht edhe nga mungesa e sigurisë në kushte shtëpie. Në shtretër spitalor gjenden fëmijë e të rritur plagosur nga portat, shkallët apo rrethime.
“Ndërtojnë vila, ndërtesa shumë të bukura dhe neglizhojnë ndërtimin e mbrojtësve të ballkoneve, neglizhojnë ndërtimin e parmakëve të shkallëve dhe gjithë ai investim kthehet në një tragjedi sepse një fëmijë mund të pësoj një rrëzim andej dhe ka dëmtime më pas fatale.”- tha shefi i neurokirurgjisë Fatos Olldashi
Nisur nuk numri i lartë i aksidenteve dhe të dëmtuarve në spitalin e Traumës, mjekët kërkojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm në përditshmërinë e tyre. Traumat nuk janë vetëm plagë të përkohshme, por pasohen me përkeqësimin e shëndetit, paralizë e deri humbje jete.
Si nuk ju vjen turp qe shani qeverine dhe turizmin.
PërgjigjuBallkonet ne cdo pallat te ri ne shqiperi jane makthi jone prej vitesh qe vijme bejme pushimet atje. Nuk ka nje apartament te ri ne asnje qytet bregdetar qe shkojme per pushime qe te kete mur mbrojtes ne ballkon, vetem tuba me hapesira gjigande. Askush nuk ka menduar per sigurine qe duhej te ishte e detyrueshme qe ne hartimin e projektit. Eshte skandal qe po ngrihet kaq vone nje problem kaq jetik e qe nuk e sheh ne asnje vend te botes.
Përgjigju