Situata COVID dhe mutacionet, Koraqi: Po u rritën rastet do shtrëngohen masat! Kombinimi me virozat respiratore rëndon situatën (VIDEO)

19 Shkurt 2021, 19:29| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 21:23

  • Share

Qarkullimi i mutacioneve të COVID në vendin tonë mbetet ende në pikëpyetje. Ndonëse janë dërguar mostra jashtë vendit për tu analizuar, ende nuk ka një përgjigje, por ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që mutacionet e reja të jenë mes nesh.

Përsa i përket mutacioneve të reja deri në këtë moment nuk i kemi të konfirmuar, por nuk e përjashtojmë dot praninë e mutacioneve të reja. COVID-19 është një sëmundje e pabesë, nuk ka një rregull kë prek, ose ku shfaqet më rëndë apo ku shfaqet më lehtë. Shtimi i rasteve gjithmonë reflektohet edhe me sëmundshmëri më të lartë, edhe me grupmosha më të larta”- u shpreh Andi Koraqi.

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi tha se kemi shtim të rasteve por jo agresivitet më të madh të virusit.

Kemi shtim të rasteve por jo agresivitet më të madh të virusit. Do thoja që përgjatë gjithë periudhës së ftohtë, pra sezonit të virozave respiratore, sigurisht situata do të jetë më e rëndë për faktin e kombinimit të COVID-19 me virozat e tjera respiratore”- tha anëtari i komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas Koraqit hapja e spitaleve rajonale rriti kapacitetet pritëse duke relaksuar disi situatën. Sa i përket masave kufizuese, shefi i laboratorit të mikrobiologjisë tregon se ato do të ashpërsohen nëse do të kemi përkeqësim të rasteve.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reki: 19/02/2021 20:50

    Posi, po e shifim sa funkjonojn masat tuaja.numri vaksinave po ashtu qesharak.Ju mendoni se deri ne 2022 do rrim e do presim ne.E vdiqet ekonomin.I futet njerezit ne depresion.Beni dhe sikur e keni menaxhuar mir situaten.E varroset kete shtet me keq se ishte.Shyqyr qe keni opozit te lodhur dhe shijni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?