TIRANË- Ish- kryeministri Aleksandër Meksi, teksa ka vlerësuar pozitivisht vendimet e kryeministrit Edi Rama për masat shtrënguese, por është renditur kundër lehtësimit të tyre. Ai zgjodhi që të mos vlerësonte me një notë kreun e qeverisë, duke dhënë një përgjigje diplomatike se "shkollat janë mbyllur tani më", po tha se me masat lehtësuese nuk po bëhet gjë tjetër veçse po u thuhet shqiptarëve "bëni çfarë të doni.
Në një intervistë për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve, Meksi u ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që bëjnë një krahasim me vitet 1997, sa i pëket vështirësimeve që po kalon vendi, sipas së cilit nuk qëndron si krahasim. Në argumentin e tij, Meksi shprehet se askush nuk e di se çfarë ka ndodhur realisht atë periudhë, pasi nuk ka asnjë fakt real.
"Për ta ditur se ç'po ndodh në të dy rastet, duhet të ketë transparencë, nuk ka transparentë në 97 asnjë nuk i di faktet reale, aq me për që 50% e popullsisë nuk e dinë se çfarë ndodhi, dinë vetëm se çfarë shkruhet", tha Meksi.
Ndërkohë kritik ka qenë me opozitën, i cili thotë se e ka dëmtuar shumë veten me largimet, mbivlerësimin e shumë pak personave dhe sharjen e të tjerëve, teksa dha edhe një "këshillë" për hapjen e partisë.
Në një intervistë për Report Tv, ish- kryeministri Aleksandër Meksi, ndalur te opozita ai tha se i ka bërë shumë dëm vetes që ka zanafillën që tek bëra e listave, ndërsa kritika ka pasur edhe për rolin e qeverisë, sipas së cilit "i mbyll gojën kundërshtarëve. Nisur nga kjo, për Meksin në fund të qershorit duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore, për të ndryshuar klimën politike në vend.
"Pa opozitë nuk ka qeverisje demokratike, qeverisja që i mbyll zërin opozitës është jo demokratike. Situata sot është skandaloze në këtë drejtim, për faj të roganizimit të shtetit shqiptar të vitit 2008, iu hoq e drejta e referendumit për ndryshimet Kushtetuese. Opozita duke ecur këtë rrugë të mbivlerësim të pak vetave, të bërjes së listave, të largimit apo sharjes siç dëgjojmë, sigurisht që i bën dëmin vetes, por tjetra është që duhet të ndalohet edhe presioni, dhuna, dhe të ndryshohet ligji elektoral për zgjedhjet politike që po vijnë. Në fund të qershorit të bëhen zgjedhjet vendore, me dy raunde, me një përmirësim të ndarjes territoriale. Kjo do të ndryshonte klimën politke, nuk ka mbetur puna që të votojnë elektronikisht, por të garantohen që votat të mos vidhen, nuk u vodhën votat në këtë masa. Nuk duam t'i bëjmë, mesa duket ka shumë njerëz që nuk e duan demokracinë", tha Meksi.
Vendosur në paralele me vitin 1997, gjë e cila po bëhet gjerësisht për shkak të situatës së vështirë që po kalon vendi, Meksi ka listuar disa arsye se përse ky krahasim nuk vlen, teksa nuk nguroi të vlerësonte punën e mjekëve.
"Për ta ditur se ç'po ndodh në të dy rastet, duhet të ketë transparencë, nuk ka transparentë në 97 asnjë nuk i di faktet reale, aq me për që 50% e popullsisë nuk e dinë se çfarë ndodhi, dinë vetëm se çfarë shkruhet. Pikërisht atëherë iu tha njerëzve "bëni çfarë të doni dhe asnjëherë nuk iu tha që nuk duhet të lejoheshin të bënin çfarë të donin". Përgjegjësitë janë tjetër gjë, kjo është tjetër gjë. Edhe në këtë rast, nuk kam asnjë vërejtje për punën e mjekëve, duhen falenderuar, duhet t'u jemi mirënjohës, nuk i hodhën rrobat siç bëri policia dhe ushtria në '97 për të qenë të qetë, siç bënë '97", tha Meksi.
Ish- kryeministri Aleksandër Meksi, ka vlerësuar masat e marra nga qeveria në fillim të pandemisë, por është shprehur kundër për lehtësimin e tyre në këtë fazë. Në një intervistë për Report Tv, Meksi zgjodhi që të mos jepte një notë për vendimet e marra nga qeveria Rama, por tha se nuk është aspak dakord me hapjen, sipas së cilit shqiptarëve po u thuhet "bëni çfarë ttë doni".
"Shkollat janë mbyllur nuk ka nota për qeverinë Rama. Ai bëri mirë që e mbylli, nëse bëri mirë kur hoqi kufizimit, nuk është në lartësinë e duhuar që e ka lëshuar fare "bëni cfarë të doni". Mos bërja e tamponëve do të bëjnë që ne të mos e dimë fare se ku jemi, nëse nuk marrim këto masa, rrezikojmë për një valë e re. Nuk ka nevojë që të merret shembull Suedia, se aty jetojnë suedezët, ne jemi në Shqipëri me kushtet tona, që priren të jenë të lumtur kur u vjen një e-mail me konspiracion", tha Meksi.
Me gjithe respektin..per Profesorin..,por me shkaterrimin qe i bene Shqiperise..mbas viteve 1992 e ne 1997..ky dhe gjithe shpura e tyre me Sali Berishovic-in duhet te ishin denuar me denimin Maximal..,si Tradhetare..Nuk kane sy e faqe keta te na japin mend..,e bejne moral..
PërgjigjuPerse nuk e sqaroni ju se ç'fare ndodhi ne 97_en ishe K/M....ti i detyrohesh vendit per postin qe mbaje,apo akoma i druhesh kuçedres se Viçidollit,ndersa vleresimin per punen e qeverise e jep populli me voten e tije,mos u perdridh si litari ne thes sepse je dhe burre i vjeter....apo akoma je me idene qe duhet te krijohet shtresa e pasur se ne kapitalizem jemi dhe o burra kush mund ta rrjepe kete vend
PërgjigjuSa Pashaporta Dipllomatike Ju dolen nga Sirtari i tije ,ne vitet 97. ? Ky skishte faje ,se Ju fluturuhan Pashaportatpa dashje .. z.Meksi. e mjera Shqiperi ,,me te cilet njerez do mbahesh ne kembe si shtet ,me keto njerez pacavure..
Përgjigjuky hajduti ordiner duhet te heshte dhe te tregoje zanafillen e pasurise se tij dhe te familjareve te tij
PërgjigjuPo opordhita ka shkuar per lesht e Curres
PërgjigjuKryminister i piramidave,kerkoi ne parlament nxjerrjen tankeve,dhe tani jep eksperincen e tij te ndritur e kerkuar me zell te madh nga kjo media
Përgjigju