Janë kryer 99 testime në të gjithë vendin, nga të cilat vetëm 5 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Rastet e reja raportohen në këto bashki: 3 në Tiranë dhe 2 në Pogradec.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.
Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,507 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 30 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 99
Testime totale 2,008,863
Raste pozitive 332,229
Raste të shëruara 328,507
Raste Aktive 128
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 113
Gjirokastër 8
Fier 2
Korçë. 2
Vlorë 2
Shkodër 1