Nga 641 testime të kryera në të gjithë vendin, në 24 orët e fundit, 17 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki: 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kamëz, Patos, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Poliçan.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 190 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,037 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 1 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641
Testime totale 1,997,769
Raste pozitive 331,820
Raste të shëruara 328,037
Raste Aktive 190
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 135
Vlorë 17
Gjirokastër 10
Durrës 8
Berat 6
Fier 6
Elbasan 4
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Dibër 1