27 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 478 testime të kryera në të gjithë vendin. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Nga testimet, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto Bashki: 9 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Korçë.
Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 478
Testime totale 1,998,247
Raste pozitive 331,847
Raste të shëruara 328,053
Raste Aktive 201
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 136
Vlorë 20
Gjirokastër 14
Durrës 8
Fier 7
Berat 6
Elbasan 4
Shkodër 2
Korçë 2
Lezhë 1
Dibër 1