Në 24 orët e fundit nga 722 testime të kryera, 42 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Nga testimet e kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki:
24 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.
Ministria e Shëndetësisë i bën serish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 482 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.
Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 66
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 722
Testime totale 1,982,318
Raste pozitive 331,117
Raste të shëruara 327,046
Raste Aktive 482
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 254
Elbasan 40
Fier 37
Vlorë 31
Durrës 22
Gjirokastër 23
Dibër 20
Lezhë 20
Shkodër 13
Korçë 10
Berat 9
Kukës 3