Situata Covid-Vendimi/ Italia zgjat deri më 15 tetor Gjendjen e Jashtëzakonshme

29 Korrik 2020, 09:08| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 14:29

  • Share

Dhoma e Senatit në Parlamentin Italian ka miratuar rezolutën e paraqitur nga maxhoranca qeverisëse, e cila i ka hapur dritën jeshile dekretit të ekzekutivit të drejtuar nga kryeministri Giuseppe Conte për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 15 tetor.

Duke folur në Parlament Conte tha se përderisa koronavirusi vazhdon të qarkullojë, zgjatja deri më 15 tetor është e domosdoshme për të siguruar vazhdimësinë operacionale të atyre që kryejnë veprimtari asistence dhe mbështetëse, për ata që vuajnë nga efektet, direkte dhe indirekte, të një pandemie e cila, megjithëse është skalitur shumë, nuk ka shteruar ende.

Ekzistojnë shumë aspekte që ekzekutivi Italian dëshiron të adresojë deri në fund të tetorit, nga gjetja e anijeve për të mbajtur të huajt në karantinë deri në zgjatjen e punës inteligjente për punonjësit publikë dhe privatë; nga blerja e pajisjeve dhe materialeve mbrojtëse për të siguruar rihapjen e shkollave, në organizimin e zgjedhjeve administrative dhe referendumet; nga rregullat e reja për kthimin e tifozëve në stadiume dhe spektatorëve në koncerte e deri për të bllokuar fluturimet nga vendet që konsiderohet të jenë me rrezik të lartë infektimi, si dhe detyrimin për karantinë - përfshirë italianët - për ata që vijnë nga shtetet që konsiderohet se janë në rrezik epidemiologjik

Për punonjësit publikë dhe privatë, ‘puna e zgjuar’- ‘smart working’ mund të përdoret deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. Me dekretin e ri, të gjithë tenderat për blerjen e materialeve të nevojshme për rinisjen e shkollës, por edhe për furnizimin e zyrave publike me pajisje mbrojtëse dhe shpërndarjen e tyre me çmime të moderuara për qytetarët, tani mund të bëhen duke ndjekur një procedurë më të efektshme, pra me procedura të shkurtuara.

Monitorimi i përjavshëm i bërë nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave të siguruara nga Rajonet do të azhornohet dhe gjithashtu do lejojë menazhimin dhe modulet e reja të hapjes apo mbylljes së disa zonave të vendit, ku gjendja do jetë e përkeqësuar apo edhe më e mirë. Tenderi për të gjetur një anije prej 1000 vendesh për të akomoduar të huajt që duhet të futen në karantinë mund të kryhet me kritere urgjente në mënyrë që të jetë në dispozicion në kohën më të shkurtër të mundshme. 

E ndërsa deri tani një urdhëresë e Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza u ka ndaluar shtetasve nga disa vende, ku nga Ballkani janë Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të hyjnë në Itali kurse për ata nga  Rumania dhe Bullgaria kanë të detyrueshme karantinimin 14 ditorë, e njëjta procedurë do të vazhdojë të kryhet të paktën deri më 15 tetor.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?