Situata e COVID/ Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave dhe të pasaportave në Tiranë

18 Nëntor 2020, 11:31| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 11:39

  • Share

TIRANË- Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave dhe të pasaportave në Tiranë. Një vendim i tillë është marrë si një masë parandaluese ndaj COVID-19.

Lajmi është njoftuar nga vetë Ambasada Gjermane teksa bën me dije se të gjithë personat që preken nga mbyllja do të njoftohen në një njoftim të dytë.

"Prej ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë", njofton ambasada.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?