Kronikë

Situata e Covid në Krujë/ Gjykata vijon e 'kyçur', disa mësues në karantinë! Përgjigjet e tamponëve vonojnë një javë

6 Nëntor 2020, 10:24| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 10:39

  • Share

Ne rrethin e Krujës priten prej afro një jave përgjigjet e tamponeve.

Numri i testimeve vijon të jetë rreth 30 në ditë, por kthimi i përgjigjeve nga ana e laboratorit ka krijuar mjaft anomali.

Aktualisht gjykata e Krujes vinon të jetë e mbyllur për shkak se kancelari rezultoi me Covid dhe iu nënshtruan tamponit dhe 5 vetë staf i administratës së gjykatës përgjigjet e të cileve nuk kanë dalë ende.

Nderkohë janë testuar disa mësues në gjimnazin e Fush-Krujes dhe në disa shkolla 9 vjeçare të cilët janë izoluar nëpër banesa pasi përgjigjet nuk kanë dalë.

Fatmirësisht nuk janë raportuar raste nxënësish me simtoma apo të prekur.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?