Kronikë

Situata me COVID/ E detyruar një biletë avioni ose prenotim hoteli, masat e reja për kalimin në pikat kufitare me Malin e Zi

21 Nëntor 2020, 09:49| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 11:56

  • Share

Situata e koronavirusit në vend ka detyruar që Drejtoria e Kufirit në Shkodër të vendosë disa masa të reja për udhëtimin drejt Malit të Zi.

Deri ditën e hënë (23 nëntor), do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi vetëm personat me leje qëndrimi, leje pune, ata që kalojnë tranzit për në vendet e tjera, duhet të jenë pajisur me bileta avioni.

Nga pika kufitare e Muriqanit në drejtim të Malit të Zi, lejohen të kalojnë ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi. Nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit për qëllim tregtie.

Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Vermosh, lejohen qytetarët shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.

Të gjithë qytetarëve të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitar.

E.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?