Vijojnë shifrat e larta të infektimeve me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 289 raste të reja në vend, një ulje prej 4 rastesh në raport me një ditë më parë.
Pavarësisht kësaj, numri i rasteve të reja ditore mbetet ende shqetësues, pikërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.
Janë kryer 1021 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 289 qytetarë, në këto bashki:
203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnjë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamzë, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.
Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1021
Testime totale 1,843,368
Raste pozitive 278,793
Raste të shëruara 273,652
Raste Aktive 1,644
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,203
Fier 122
Vlorë 90
Durrës 54
Lezhë 46
Gjirokastër 39
Shkodër 27
Elbasan 22
Korçë 19
Berat 11
Dibër 8
Kukës 3
Komente
