Lehtësim nga njëra anë dhe shtrëngim nga ana tjetër pas disa javësh bllokimi total, Austria po përpiqet të ribalancoje masat për të përmbajtur virusin.
Nga 8 shkurt, të gjitha dyqanet do të jenë në gjendje të rihapen, parukierët do ti rikthehen punës, muzetë dhe kopshtet zoologjike do të hapen për të pritur vizitorë.
Dyqanet janë rihapur, por me kusht mbajtjen e maskës FFP2 dhe kryerje tamponi për të gjitha shërbimet që kërkojnë një kontakt fizik më të ngushtë, siç janë masazhet dhe trajtimet e bukurisë. Ka ndëshkime të rënda për ata që nuk respektojnë këto masa.
Sipas kancelarit Kurz, një bllokim total do të ishte masa më efektive kundër virusit por, ai shprehet se duhen marrë në konsideratë edhe aspektet sociale dhe psikologjike ndaj fëmijët duhet të kthehen në shkollë, dhe duhet njëkohësisht vepruar për të mbajtur papunësinë në nivele të ulëta
Pas pushimit të semestrit, shkollat do të rihapen, me një sistem turnesh dhe tamponësh. Opinioni publik është disi i ndarë përsa i përket këtyre lehtësimeve ndaj masave kufizuese.
Ka nga ata që janë të lumtur sepse më në fund mund ti rikthehen normalitet, dhe nga ata që thonë se janë të shqetësuar për lehtësimin e kufizimeve duke e cilësuar këtë rihapje si një bumerang që do të godasë më vonë.
Rregullat për hyrjen nga vendet e tjera janë gjithashtu të shtrënguara. Objektivi kryesor mbetet parandalimi ose të paktën vonimi i përhapjes së varianteve të reja sa më shumë që të jetë e mundur, dhe përgjysmimi i numrit të infeksioneve ditore, i cili tani është rreth 1300 në ditë.
Sidoqoftë, Kurz e bëri të qartë se kjo nuk përbën një dritë jeshile. Nëse numrat fillojnë të rriten, masat do të shtrëngohen përsëri.