Këshilli i Ministrave në Itali ka vendosur zgjatjen e masave anti-covid dhe mbylljen e kufijve për vendet jashtë zonës Shengen deri më 7 shtator 2020. Vendimi u morr më 7 gusht nga qeveria italiane, ku në thelb është praktikisht zgjatja e masave që janë aktualisht në fuqi për Italinë në lidhje me frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Po çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Nuk do të lejohen që shqiptarët të udhëtojnë drejt Italisë si pjesë e vendeve që nuk i përkasin BE dhe zonës Shengen. Të vetmit që do të lejohen të kalojën janë shtetasit italianë dhe personat që kanë një leje qëndrimi në Itali.
Gjithashtu kushdo që ka qenë në këto 13 vende në 2 javët e fundit i ndalohet hyrja në Itali, qoftë edhe tranzit. Në listën e 13 vendeve përfshihen Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane.
Sipas kryeministrit Conte zgjatja e masave është e nevojshme "duke marrë parasysh evolucionin e situatës epidemiologjike, natyrën veçanërisht të përhapur të epidemisë dhe shtimin e rasteve në vend"