SHKODËR-Në qarkun e Shkodrës, informohemi se sot janë konfirmuar 16 raste pozitiv covid-19, raste prej tamponave të marrë me datë 13 dhe 14 Qershor, të cilat janë me simptoma të lehta dhe të izoluar në banesa. Sipas NJVKSH, rastet janë të reja dhe raste të shpërthimeve komunitare.
Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau-Dejës, vazhdon në 180 numri i pacientëve të infektuar me Covid-19. Sot u morën 31 tamponë dhe u dërguan në ISHP në Tiranë.
2 persona nga bashkia Pukë janë në kujdes shëndetësor në spitalin Covid-19 në Tiranë, ndërsa 11 prej tyre janë në karantinim në kushte shtëpie me simptoma të lehta deri në asimptomatik, ndërkohë sot nuk janë dërguar mostra të tjera në ISHP në Tiranë.
Në bashkinë Fushë Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk ka pasur asnjë rast me Covid–19. Në Malësi të Madhe nuk është marrë asnjë tampon dhe personi i vetëm me Covid-19, aktualisht qëndron në banesë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 68 raste nga urgjenca, prej të cilave 5 raste të dyshuar për Covid-19. Poliklinika e specialiteteve vazhdon të funksionojë me masa sigurie dhe duke zbatuar protokollet dhe nuk është marrë vendim mbyllje, për këtë ambient pasi sipas informacioneve nga NJVKSH rastet e e tjera kanë rezultuar negative dhe nuk ka vatër infeksioni.
ISSH Shkodër ka hapur ambientet dhe vazhdon punën duke zbatuar protokollet e sigurisë pasi sipas informacioneve nga NJVKSH rastet e e tjera kane rezultuar negative dhe nuk ka vatër infeksioni.
Kujtojmë se dita e sotme shënoi shifra rekord në vendin tonë, me 69 të infektuar me COVID-19.