Situata e dëborës në vend, Teliti: U parashikua para 10 ditësh e s’u mor asnjë masë! 8 vite vetëm dështime nga qeveria

15 Shkurt 2021, 21:58| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 07:42

  • Share

Shefi i kabinetit të PD-së, Dorian Teliti ka kritikuar mënyrën se si qeveria po menaxhon situatën e krijuar nga dëbora gjatë dy ditëve të fundit në vendin tonë. Teksa ishte i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, Teliti tha se Edi Rama ka dështuar të menaxhojë dhe një ngjarje që ishte paralajmëruar 10 ditë më parë nga institucionet shqiptare.

Sipas tij, janë 13 kontrata dhe 36 mln euro të investuara për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve dhe në këtë situatë, mjetet e tyre kanë qenë inekzistente.

“Ajo që ka ndodhur për ne nuk është surprizë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë po ndodh. Është në vazhdën e dështimeve që kanë ndodhur këto 8 vitet e fundit. Kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar 10 ditë më parë nga institucionet shqiptare dhe nuk u mor asnjë masë. Janë 13 kontrata për mirëmbajtjen e rrugës. Ne kemi kontrata në fuqi prej 36 milionë eurosh për të përballuar këto situata. Rezultati final ishte se dhjetra e qindra makina u bllokuan për orë të tjera pa asnjë lloj ndihme, asnjë ushqim. Nuk duan ta dijnë më për asgjë. Dhe atë borëpastruese që ishte në dispozicion, e çuan për të bërë shoë-n mediatik. Të rinjtë shtynin makinën në mes të dëborës, dhe e moshuara në Dibër ndërroi jetë. Një vend që nuk ofron minimumin e sigurisë për të jetuar” – tha Teliti.

Për mandatin e tretë që kërkon të marrë Rama, Teliti deklaroi se së pari duhet bërë një pasqyrim i 8 viteve të mëparshme. Sipas tij, këto vite kanë qenë dështime duke u ndalur më shumë tek tërmeti. Ai tha se qeveria ndërmori paketën më të ulët në rajon.

“Të kërkosh një mandat të tretë, duhet tu thuash qytetarëve se çfarë ke bërë këto 8 vite. Buxheti është dyfishuar, por nuk ka shkuar për qytetarët shqiptarë. Situata aktuale është e vështirë. Nuk është e lehtë për tu menaxhuar. Qeveria ndërmori paketën më të ulët në rajon. Mjafton t’i merrte paratë nga koncesionet. Për të menaxhuar muajt e parë të krizës, do të ishin më se të mjaftueshme. Nëse nuk do pranoheshin, atëherë mund të rriste borxhin publik. U mor borxh shtesë por nuk shkoi për investime. Paratë shkuan për shpenzimet e luksit. APP bënte tenderat për qeverinë shqiptare. Paratë gjenden brenda ekonomisë. Duhet inteligjencë për t’i menaxhuar” – tha Teliti.

Duke iu përgjigjur kritikave të qeverisë se PD po prezanton premtimet e 2013-ës, Teliti e mohon e ndërsa shtoi se sfidat apo premtimet që ata kanë prezantuar janë të realizueshme. Ai gjithashtu renditi disa prej angazhimeve që do realizojë PD në rast se fiton zgjedhjet.

“Alternativa jonë nuk është një premtim i 2013-ës. Ne do angazhohemi në sifda të realizueshme. Objektivi ynë është rritja e mirëqënies, të tjerat të jenë instrumente. Ne do thjeshtojmë procedurat për bizneset, duke ulur numrin e taksave. Tatim fitimi do zbresë 9 %. Do i ulim disa kosto si energjia elektrike. Në rastin e menaxhimit të 3 kompanive, dhe ulja e çmimit do jetë më e lehtë. Me batutat e Ramës jemi ngopur, nuk merremi më me të. Kryeministri thotë se kanë për tu ulur të ardhurat në arkën e shtetit. Sot kemi një ekonomi që nuk performon. Nëse ne thjeshtojmë procedurat, do ulim taksat, nuk presim të rëna në nivel të të ardhurave buxhetore. Ne do dalim që kjo ulje taksash do rrisë ekonominë, jo një rritje shumë e madhe” – tha Teliti.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 16/02/2021 00:17

    Bllokimi per hir te se vertetes zgjati vetem nje dite. Por sigurisht qe nuk duhej te bllokohej asnje aks kombetar, se rural ok qe nuk eshte e lehte ne kushtet ekonomike te Shqiperise. Por shyqyr qe nuk ishit ju te PD ne pushtet ne gjithe keto fatkeqesi qe i kane rene Rames se do na kishte marre lumi.

    Përgjigju
  • O tej: 15/02/2021 23:48

    Me pas ca qereste si puna jote i kishim ndertu disa ura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?