Situata e koronavirusit/ Alarmi i OBSH: 2 milion viktima para vaksinës, Europa rikthen kufizimet

26 Shtator 2020, 15:14| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 15:31

  • Share

Përpara se shtetet të arrijnë të krijojnë një vaksinë, numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 mund të dyfishohet, është shprehur OBSH.

 “Është e paimagjinueshme, por jo e pamundur. Nëse humbasim një milion njerëz në 9 muaj dhe nëse shohim shanset për të pasur një vaksinë në 9 muajt e ardhshëm, atëherë do të jetë e vështirë për të gjithë”, ka thënë Mike Ryan, drejtor i programit të emergjencave pranë OBSH-së.

Numri i viktimave në 9 muaj, pothuajse ka arritur në 1 milion  ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara numri i infeksioneve ka tejkaluar 7 milionë raste të konfirmuara .

Në Evropë disa shtete po vendosin kufizime më të rrepta në përpjekje për të vendosur nën kontroll rritjen e infeksioneve .

Vaala e re e infektimeve me Covid-19 ka bërë që qeveritë në të gjithë kontinentin të vendosin përsëri disa kufizime për banorët dhe bizneset.

Masa të reja do të vendosen në republikën pasi sipas statistikave të fundit ajo  radhitet vetëm pas Spanjës për numrin më të lartë të rasteve të reja për frymë në Evropë gjatë dy javëve të fundit.

Në Spanjë, autoritetet lokale të Madridit dhe qeveria kombëtare po përplasen për shtrirjen e masave të nevojshme për të kontrolluar shpërthimin e infeksioneve të reja në rajonin e kryeqytetit.  Qeveria qendrore dëshiron që i gjithë Madridi të futen në izolim dhe  ajo rajonale dëshiron ti zgjerojë ato pjesërisht. 

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po ashtu kanë patur një trend shqetësues të rasteve të reja, duke detyruar qeveritë të rikthejnë kufizimet e pjesshme në disa rajone.

Teksa rastet me COVID-19 shtohen, Italia duket se ka mësuar nga eksperienca. Pas situatës tejet shqetësuese në Mars  vendi ndoqi në mënyrë strikte masat për frenimin e epidemisë dhe hyri në një bllokadë të gjatë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?