Foto e publikuar nga kryeministri Rama

Situata e motit të keq/ Rama: Shteti ka bërë shumë përpara në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit

23 Nëntor 2022, 10:03| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 10:07

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" i ka shprehur mirënjohjen të gjithë trupave të Ushtrisë dhe Emergjencave Civile, punonjësve të OSHEE-së dhe Shëndetësisë të cilët kanë qenë në terren për shkak të përmbytjeve.

"Mirëmëngjesi dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë", shkruan Rama.  

Reshjet e dendura të shirave në ditët e fundit shkaktuan probleme në disa qarqe të vendit, e kryesisht situata ishte me problematike në Shkodër dhe në Lezhë, ku mijëra hektarë tokë ishin nën ujë, ndërsa disa familja u evakuuan. Ndërkohë situata ditën e sotme është përmirësuar ndjeshëm në Shkodër ndërsa në Lezhë vijon të jetë problematike. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • emiljan: 23/11/2022 13:38

    je gjigand , qente perhere do lehin po ti mos u merr me ta vazhdo perpara

    Përgjigju
  • Besa: 23/11/2022 13:14

    Nje qeveri qe eshte gjithmon ne gadishmeri te njerezve

    Përgjigju
  • Elsa: 23/11/2022 12:58

    Situata u perballua me sukses ne fakt se moren masa te menjehereshme

    Përgjigju
  • lili: 23/11/2022 12:50

    Kete po e tregoni hap mbas hapi qe kemi bere shume perpara si vend

    Përgjigju
  • Ani: 23/11/2022 12:11

    Shteti po ben cte mundet qe kjo situat te kaloj me sa me pak deme

    Përgjigju
  • Fredi: 23/11/2022 11:22

    Vertet qe kete situat e kaluam pa asnje veshtirsi

    Përgjigju
  • Edi: 23/11/2022 11:22

    E falendeojm weverin per ndihmen qe na dha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?