Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe kryeministri Albin Kurti

Tensionet/ SHBA kundër vendimit për targat: Ndaloni gjobat, urgjent nisni negociatat për Asociacionin! Kurti-Vuçiç takohen nesër në Paris

9 Nëntor 2022, 08:14| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 22:48

  • Share

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti i ka bërë sërish thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet e Kosovës. Kurti thotë se ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të vendit janë ata e kanë problem ligjin. Ndërkohë sa i përket vendimit të tagrgave të miratuar nga qeveria e Kosovës SHBA ka kërkuar të tërhiqen. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë i kërkoi qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga gjobat si dhe të nisiin urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit.

Sakaq pas tensioneve në veri të Kosovës dhe dorëheqjes së zyrtarëve serbë, Kurti dhe Vuçiç do të takohen nesër në Francë. Gjatë mbledhjes së Qeverisë ditën e sotme, kryeministri i Kosovës po ashtu tha se mungesa e sundimit të ligjit është kërcënim veçmas për qytetarët serbë në katër komunat veriore: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

“Jemi Qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelëve e përkushtuar për zhvillim, barazi e integrim. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të paqes. Bëjë thirrje që të mos bojkotohen e braktisen institucionet”, u shpreh Kurti.

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që ka mohuar më parë se Beogradi nuk ka gisht në largimin e Listës Serbe nga institucionet, nderoi sot policët që refuzuan urdhrat e Qeverisë së Kosovës. Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç dhe ish-shefi e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviç u nderuan me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”. Teksa ia dorëzoi medaljet në Presidencën e Serbisë, Vuçiç i falënderoi dhe tha se ata “dëgjuan shtetin e tyre”.

Me qëllim rritjen e sigurisë në veri të Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i janë bashkuar trupa shtesë, me qëllim përforcimin e Njësisë Policore. Lajmi u bë i ditur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Lidhur me situatën në Veri, dje, Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të nisin të zbatojnë marrëveshjet, të cilat i kanë nënshkruar në Bruksel. Ai tha se tërheqja e përfaqësuesve të komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje dhe se ka potencial për përshkallëzim dhe se retorika që po mbizotëron në veri të vendit vë në rrezik jetën e qytetarëve

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS.

Ora 22:42
Tensionet Kosovë-Serbi, Kurti nesër në Paris me ftesë nga Macron: Do të takohem edhe me Vuçiç, jam i përgatitur, në tryezë kemi dy propozime

Pas tensioneve në veri të Kosovës dhe dorëheqjes së zyrtarëve serbë, Kurti dhe Vuçiç do të takohen nesër në Francë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ishte ftuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron në Forumin e Paqes që do të mbahet të nesërmen në Paris.

Kurti shkruan se ishte i përgatitur ndërsa shton se në tavolinën e bisedimeve ishin dy propozime ai i gushtit të vitit 2022 i prezantuar në Bruksel, dhe propozimi franko-gjerman që mbështetej nga SHBA.

“Nesër, pra të enjten, herët në mëngjes do të nisem për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, bashkë me gruan time Ritën, e me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria. 

Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”- shkruan Kurti në facebook.

Ora 21:25
Haradinaj akuzon qeverinë Kurti për situatën në veri të vendit: Injorancë dhe papërgjegjësi, po bën gabim pas gabimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ka akuzuar qeverisjen e Kosovës për gjendjen e përkeqësuar në vend ku zyrtarët serbë kanë braktisur detyrat e tyre në institucioneve.

Haradinaj shkruan se Kurti po bënte gabim pas gabimi dhe largimet e zyrtarëve serbë ishin një tjetër gabim i tmerrshëm në momentin kur pritej faza finale për përmbylljen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë.

Postimi i Plotë:

Sonte para qytetarëve të Vushtrrisë, shpreha shqetësimin tim për faktin se situata në vend është përkeqësuar.

Sa i përket krizës ekonomike dhe asaj energjetike, jam i bindur se kjo qeveri nuk do të bëjë asgjë të dobishme. Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit.

Ndërkohë, qeveria Kurti, nuk e menaxhoi si duhet procesin e dialogut, duke bërë gabim pas gabimi, që kulmuan me lëndimin e raporteve me aleatët tonë amerikan, të cilët ishin me ne në të gjitha fazat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, Luftës Çlirimtare dhe shtetndërtimit.

Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm.

Këto politika të dëmshme, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për vendin, deri në karantinimin nga bashkësia ndërkombëtare.

Kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneqësia e tij, dhe mos t'i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon.

Ora 21:14
Ministri serb i Mbrojtjes: Situata në Kosovë po shkakton 'shqetësim të thellë' në Serbi

“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Republikën e Serbisë”, tha zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, gjatë një takimi me Zëvendës-ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe ato të Sigurisë, Javier Colomina.

Sipas Vuçeviçit, “kriza aktuale u shkaktua nga mos-zbatimi i marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina, e cila nuk e përmbushi detyrimin e saj të vetëm, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Ora 17:53
Vendimi për targat në Kosovë, ambasadori i SHBA-ve kërkon tërheqjen e Prishtinës: Mos vazhdoni me gjoba! Të fillojnë urgjentisht negociatat

1668012830_ambasadori.JPG

Ambasadori e SHBA-ve në Kosovës, Jeffrey Hovenier për situatën në veri të Kosovës është shprehur kundër vendimit për targat si nxitëse të konfliktit në rajon. Ambasadori i kërkoi qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga gjobat si dhe të nisiin urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.- tha ambasadori i SHBA-ve.

Ora 16:25
Vuçiç pritet të takohet me Macron për tensionet në veri të Kosovës

1668007775_Vucic.PNG

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se do të takohet me homologun e tij francez lidhur me tensionet në veri të Kosovës të ndezura së fundmi për shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë për targat .

Aleksandar Vuçiç tha në një konferencë shtypi në Beograd se ai anuloi udhëtimin e tij në Egjipt dhe Katar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris këtë të premte dhe të shtunën.

Vuçiç pritet të zhvillojë gjithashtu takime me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të bllokut për Ballkanin Perëndimor. Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi vazhdon ta konsiderojë atë si territorin e saj.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë rritur pasi serbët e Kosovës u tërhoqën nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në shenjë proteste kundër vendimit të Prishtinës për zëvendësimin e targave të lëshuara për serbët nga autoritetet serbe me targa të Republikës së Kosovës.

Prishtina tha se do të fillojë të vendosë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të cilat startojnë para-pavarësisë dhe do të konfiskojë automjetet me numra të vjetëruar të regjistrimit pas 21 prillit 2023.

Vuçiç tha se Beogradi i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit, një marrëveshje e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe se ishte koha që BE-ja dhe Prishtina të bëjnë të njëjtën gjë.

BE dhe NATO u kanë kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut. Brukseli ka lehtësuar dialogun midis dy vendeve të krijuar për të ulur tensionet dhe për të zgjidhur çështjet dypalëshe, një nga kërkesat për anëtarësimin e plotë në BE.

Ora 13:19
Refuzuan urdhrat e Qeverisë së Kosovës, Vuçiç nderon me medaljen e artë për trimëri policët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke i dhënë medalje ish-drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviç.

Gjuriç dhe Filipoviç u nderuan me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, pasi refuzuan të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Duke ua dorëzuar medaljet në Presidencën e Serbisë, Vuçiq falënderoi Gjuriçin dhe Filipoviçin që, siç tha, “dëgjuan shtetin e tyre”.

“Keni bërë atë që jua donte zemra dhe keni vepruar me nder kur ju kanë penguar të kryeni detyrën, sepse as atëherë nuk keni dashur t’i shkelni ligjet”, tha Vuçiç.

Ai bëri të ditur se në dy ditët e ardhshme do të vizitojë Parisin, ku tha se do të takojë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe zyrtarë të tjerë evropianë, me të cilët do të bisedojë për, siç tha, situatën në Kosovë.

Vuçiç tha se autoritetet në Kosovë, duke zbatuar vendimin për riregjistrimin e makinave, kanë dashur të shkaktojnë incidente dhe të “poshtërojnë popullin serb”.
Ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime./REL

Ora 11:19
Situata në Veri të Kosovës, Kurti: 1012 qortime janë shqiptuar deri tani! Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e kanë problem ligjin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe ditën e sotme, i ka bërë sërish thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

“Jemi Qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelëve e përkushtuar për zhvillim, barazi e integrim. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të paqes. Bëjë thirrje që të mos bojkotohen e braktisen institucionet”, u shpreh Kurti.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se deri sot në mëngjes, Policia ka shqiptuar 1012 qortime/vërejtje për personat që nuk i kanë zëvendësuar targat e automjeteve që i lëshon Serbia.

"Problemi i tyre nuk janë vendimet tona e as afatet që parashihen në to, 1012 qortime janë lëshuar deri sot në mëngjes, asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë. Problem janë sulmet me bomba, djegiet e veturave e shtëpive. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit e korrupsionit.”, tha Kurti.

Ora 08:25
Tensionet në Kosovë, Borell: EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar stabilitet

1664024452_632eec9768d81w57684428800x450.jpeg

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “në këto kohë të tensionuara në Kosovë, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar stabilitet.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX, e ka shtuar praninë në Kosovë me njësi tjera të policisë, pas largimit të serbëve të veriut nga të gjitha institucionet, përfshirë edhe policinë. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se një njësi karabinierësh italianë tashmë ka arritur ne Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit për shkak të zhvillimeve veri të vendit.

"Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar stabilitet. Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesa e karabinierëve zbarkoi që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që tëmbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taipi: 10/11/2022 13:27

    Ik more kurt per pune targash solle gjithe kete anomali

    Përgjigju
  • Bsnej: 10/11/2022 06:17

    Si zgjohen pjeshkat e axhitacionit dhe propagandes kundra Albinit. O Albin, epi bace e mos ta ndieje! E ke bere serbine dhe ushtrine e saj si qen dhe zagarice. Sa te qetesohet situata, rrasi krijo nje liste per terroristat serbe dhe futi ne sistemin nderkombetar! Mos harro te kamatvonesat e gjobave! Sa per kto brimat e internetit ketu, jane burra me minifund dhe i kap gruaja m’shpulla nese nuk inlevdohet edvin ramchari!

    Përgjigju
  • hektor: 09/11/2022 22:00

    Ku mer vesh gomari Kurti dhe lopa Osmani.

    Përgjigju
  • Arbërori: 09/11/2022 21:55

    Ramushi është përpunuar nga Franca përmes Edvin shkjaut shqipfolës e tradhtoi Kosovën një sojë si klang PRONTO me Hashim shkjaun shqipfolës në krye e që sot ështé zëvendsuar me Edvin tradhtarin, të gjithë nga ky klan ështé në doren e serborusis!!!

    Përgjigju
  • Alb: 09/11/2022 21:40

    O ramush ti per lufte ke ken por jo per politike.

    Përgjigju
  • Boban: 09/11/2022 18:24

    Po e con Kosoven ne luft o Albin palla

    Përgjigju
  • Den: 09/11/2022 18:14

    Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.I duket vetja lider dhe do te beje shtet ne te 4 cepat,eshte sovran dhe nuk pyet USA,harron "lideri" qe po mos te ish USA sot kosovaret do te ishin si juivet ,shqiperia ne lufte civile se çfare do te benin ketu 1 milion kosovare.U krijove nga USA wo ekzistosh sa te doje USA dhe asnje dite me shume.Therriti mendjes biro,degjoji te medhejte,dhe 99 hile dhe 1 trimeri thote populli,mos e kalo vijen e kuqe

    Përgjigju
    • Vahsj: 10/11/2022 06:12

      Ca thu mer pullus morbidus? UCK nuk egzistonte sipas teje dhe ne nuk patem ushtare dhe dehsmore? Ato ushtaret e UCK-se qe luftuan si luane, nuk ishin Shqiptare sipas teje, por ishin te huaj, Amerikan, Nato etj? Teza e zbehjes se luftes te UCK-se ka qe 10 vjet qe eshte nxjerre. E kemi zberthyer me pjeshkerite serbo greke. I djeg kombeve perreth kur i kujtojme sa shtete kemi krijuar brenda nje shekulli. Qe me gerrqine e m*tit dhe Kosoven e vete Shqiperine, ndersa shtete bq-ra si te juajt merrnin arme dhe ushtare nga Rusia, Franca, Gjermania etj! Sa merreni me deluzionet greko serbe qe Shqiptaret u krijuan nga fuqite e medha numerojini icike heronjte qe keni, nese i keni! Gjermanet ju futen gishtin ne brimen prapa si greqi dhe ju thane ore p*dha jeni greke te lashte, edhe pse jeni callmaxhinj. Junanistan quhej bq-ra gerrqi dhe ju o burra, bota na detyrohet dhe ja t’ja fusim Shqiptareve se na doli genjeshtra! Ju kemi krijuar dhe do ju krijojme sa here qe te jete nevoja. Do te mesoni se si ti faleni Krishtit dhe si te beni kryq, si junanistane ashtu dhe serve! Shqiptari ju dha Krishterine! Mos e harroni kete!

    • Snsj: 10/11/2022 05:39

      O den, sa char den? Perpiqu te lexosh komentet para se ti dergosh. Mbase kupton edhe ti vete se cfare thua. Uck nuk te duket se egzistoi apo ke harruar te pish ilacet per sot? Po ato deshmore te kombit qe rane, nuk luftuan? Di gje per Ameriken ose Naton qe paten ushtare ne terren? Kjo teza qe thua ti mre pjeshke, zbehja e luftes se UCK-se dhe dedikimi 100% i fitores “fuqive” te medha, ka te pakten 10 vjet qe qarkullon! I djeg serbitcheve te mallkuar kur i kujtohet se e kane humbur luften. Ka mbi 20 vjet qe perpiqen te barazojne dhe te shtremberojne te verteten. Nejse….sa per info historik…Shtetet perreth, perfshi ene gerrqine bq-re e krijuan Shqiptaret! Lidhja e turkofakeve greke dhe gerrqise se sotme me ato te lashtet, kalon nepermjet Shqiptareve dhe Ilirive! Ne ju krijuam. Egzistenca e juaj si kombe bq-ra qe jeni, eshte fale nesh! Ku i keni heronjte? Te fala anenes dhe gruas!

  • Besim: 09/11/2022 15:42

    Fatkeqesia e Koseves jane Al-Bin Kurti dhe ajo injorantia me shkolle Vjosa Osmani! Si munden qe keta dy amator ne politike dhe te semure ne karakter mos te marrin ne konsiderate rekomandimin e SHBA dhe te BE?

    Përgjigju
    • Vajdk: 10/11/2022 05:26

      Besim, une besoj qe ti nuk e ke lexuar komentin temd perpara se te shtypje “Komento”. Pse jane Albini dhe Vjosa fatkeqesi, apo se po e bejne shkaun te bjere ushtrine ne veri sapo flet Albini ose Vjosa? Psikopatia serbo greke nuk duhet te thite mosegzistence shqiptare. Kemi nje jete te tere qe jemi ne lufte me shkjaun. Edhe ca vita nuk behet nami! Te fala gruas lali!

  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 13:30

    Miku i madh i edvinRilindjes ne Beograd shperndan stimujt morale botërisht per ushtaret e tij ne Veri te Kosoves. EdvinRilindja i gërhushet ALBIN KURTIT që të mos lodhet duke bashkbiseduar me vuçiqKakën e Edvinit,ben shou ne kuvend me alibejn@salihshpellen sikur ndahen nga parime bazike per mirqenien e popullit e neveri stresuese per popullin kendej e andej kufirit.

    Përgjigju
    • Vabsj: 10/11/2022 05:22

      Po hik o Llesh dhe fut ca lesh ne shtrat. Te ngeli hatri se Uku te shau Edvin charin? Pse trishtohesh mre pjeshke, apo te inatoset gruaja po nuk levdoi kush ramcharin?

    • Llesh: 09/11/2022 21:47

      O uku i gopit satam po' menjen vetem lufte e sherr e keni o pjella me e keqe e kombit shqiptare...edi ti ka ngop mire qe e ke kunj me te

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?