Zjarri i ditës së djeshme në Lushnjë

Situata e zjarreve, 19 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve, në Fushë-Krujë rrezikohen banesat

5 Gusht 2022, 11:30| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 19:59

  • Share

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin raportohen nga Ministria e Mbrojtjes se ka pasur 19 vatra zjarri, ku prej tyre vetëm 6 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 13 të tjera janë arritur të izolohen.

Vatrat të cilat janë aktive raportohen në: Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej 3 ditësh, në sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe terren malor që ka djegie brënda vatrës. Ditën e sotme janë angazhuar forcat Administratës së Zonave të Mbrojtura; Bashkinë Mat, në fshatin German, në një sipërfaqe pylli me pisha dhe lis në afërsi të Parkut Kombëtar të Qafshtamës, i cili është aktivizuar që me datë 1 të muajit Gusht. Janë angazhuar në shuarjen e vatrave forcat e Bashkisë Mat të mbështetur nga Forcat e Armatosura.

Situata tashmë është drejt përmirësimit dhe pritet ditën e sotme të arrihet shuarja e vatrave të mbetura; Bashkinë Durrës, Vijon zjarri i rënë me datë 19 korrik në fshatin Shetaj, i cili përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur rindezje të vatrave qofshin këto nga pakujdesia apo të qëllimshme. Edhe ditën e sotme vijon puna me mjete dhe gërmuese për të hapur rrugën në mënyrë që të arrihen vatrat nga forcat operacionale dhe të kryhet shuarja përfundimtare e tyre; Në bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Skuraj dhe Malin e Bardhë, intesiteti i të cilave është i ulët. Ditën e sotme vijojnë angazhimin strukturat e bashkisë Kurbin për shuarjen përfundimtare të tyre; Mbrëmjen e djeshme jemi njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Bulshat të bashkisë Mirditë, në të njëjtën zonë të fikur disa ditë më parë. Shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjeherë duke ruajtur perimetrin e sigurisë së zjarrit në mënyrë që të mos shfaqej rrezik ndaj banesave. Operacioni për shuarjen e vatres së zjarrit vijon  nga forcat zjarrfikëse dhe forcat e Bashkisë; Ditën e sotme është raportuar për një vatër zjarri në fshatin Rehove të Bashkisë Poliçan, në sipërfaqe pyjore, për të cilën janë angazhuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës.

Ndërsa vatrat e zjarrti të cilat janë shuar janë konkretisht: në fshatin Shqath, bashkia Dibër, në fshatin Shahinaj, bashkia Shijak, në fshatrat Dragobi dhe Bushat të bashkise Tropojë, në fshatin Shkjezë, bashkia Vau-Dejës, në fshatin Nartë, bashkia Vlorë, në fshatin Kalivaç, bashkia Memaliaj, në fshatin Dëshiran, bashkia Belsh, në fshatin Drizë, bashkia Kuçovë, në fshatin Karbunarë e Vogël dhe Konjat të bashkisë Lushnje, në fshatin Shtiqën, bashkia Vau I Dejes, ne fshatin Selcë, bashkia Maliq.

Gjatë operacioneve të shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 342 forca operacionale, të Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 35 mjete zjarrfikëse.

Vijon... 

Ora 20:49
Vihen plotësisht nën kontroll dy vatra të rrezikshme zjarri në Berat

1659606703_aa.jpg

Dy vatra zjarri që kanë qenë aktive në Berat janë vënë nën kontroll, një në Moravë tjetra në Lapardha sipas Drejtorisë së  MZSH-së në bashkinë Berat.

Zjarri në fshatin Moravë është shfaqur në një kasolle pranë një shtëpie banimi. Menjëherë janë nisur  3 mjete zjarrfikëse dhe 8 punonjës të MZSH-së. Është bërë e mundur që zjarri të vihet nën kontroll, duke u fikur plotësisht. Ka pasur vetëm dëme materiale.

Edhe vatra e zjarrit në Lapardha është vënë krejtësisht nën kontroll nga 3 mjete zjarrfikëse. Fillimisht mori zjarr një shkurre, dhe flakët u përhapur derisa u dogjën rreth 1 dynym shkurre.

Ndërhyrja e menjëhershme bëri që banesat të shpëtojnë pa u djegur.

Ora 18:34
Zjarr i fuqishëm në Nikël të Fushë-Krujës, rrezikohet të përfshihen banesat

 

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën mes fshatit Zeze dhe Vrionit në Nikël të Fushë-Krujës.

Zjarri i rënë po djeg sipërfaqe të mëdha pyjesh të ulëta me shkurre e pemë dhe po merr përmasa të mëdha.

Për shuarjen dhe neutralizimin e flakëve ka ndërhyrë reparti zjarrfikës i Krujës, të cilët po përpiqen të lokalizojnë flakët.

Ekziston rreziku që zjarri të përfshijë banesat.

Ora 17:15
Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët vënë në rrezik banesat

 

Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Malaj të Mirditës.

Flakët janë përhapur në disa drejtime në masivin pyjor të kësaj zone, duke vënë në rrezik 5 banesa që ndodhen aty.

Në terren ndodhet një automjet zjarrfikës, por deportimi është mjaft i vështirë për shkak te terrenit të thyer malor.

Në këto kushte po ndërhyhet me mjete rrethanore nga banorë të zonës, të cilët kerkojnë ndihmën e autoriteteve për vënien nën kontroll të këtij zjarri.

Ora 16:15
Zjarr në Bajkaj të Sarandës, flakët rrezikojnë të përhapjen në ullishte dhe vreshta

 

Një zjarr është duke djegur  një ullishte në Bajkaj, shumë pranë rrugës Sarandë – Kardhiq.

Zjarri rrezikon të përhapet edhe në ullishte dhe vreshta të tjera përreth.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 05/08/2022 19:58

    Mbase djeg zjarri disa vrasesa me pagese ne Nikel se shteti nuk i kap dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?