Avionë grekë në aksion për shuarjen e zjareve

Kronikë

Situata e zjarreve, Ambasada e Greqisë: Ngushëllime dhe mbështetje Shqipërisë, bashkëpunim dhe solidaritet në shuarjen e flakëve!

13 Gusht, 20:42| Përditesimi: 13 Gusht, 20:44

  • Share

1755109624_avion.JPG

Greqia i shpreh ngushëllime dhe mbështetje Shqipërisë për situatën e krijuar nga zjarret ditët e fundit, të cilën po e përjeton aktualisht edhe vetë vendi fqinj.

Ambasada e Greqisë në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, teksa shprehu solidaritet dhe bashkëpunim, theksoi se po monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend.

Nënvizohet se në kuadrin e kapaciteteve dhe mundësive, vendi fqinj ‘kontribuon në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh’.

Postimi i plotë i Ambasadës së Greqisë:

“Ambasada e Greqisë në Shqipëri shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta vendit mik dhe fqinj, Shqipërisë, dhe monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend.

Në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, Greqia, brenda kuadrit të kapaciteteve të saj, kontribuon në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh”.


Lajmi kryesor:

Shqipëria lufton me zjarret! Delvina dhe Gramshi zonat më kritike, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?