Vijon zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës e lokalizuar mbrëmjen e së dielës. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj. Sot është riaktivizuar një vatër, ku për shkak të terrenit të vështirë, u operua fillimisht me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat zjarrfikëse dhe strukturat bashkiake. Flakët përparuan me shpejtësi edhe në drejtim të pyllit me pisha, çka bëri të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri. Shërbimet zjarrfikëse janë tërhequr për shkak të errësirës.
Grupe zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri për gjithë natën ndërsa aksioni për shuarjen e zjarrit do të rinisë në orën 5:30 të mëngjesit. Është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri dhe priten të vijnë në ndihmë edhe forca të ushtrisë.
Flakët përparuan me shpejtësi edhe në drejtim të pyllit me pisha, çka bëri të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri. Është riaktivizuar po ashtu vatra te “Mali i Peladhisë” në Bulqizë, por nuk ka rrezik për banesat.
Sipas Emergjencave Civile në vend janë 5 vatra aktive, në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë. Më serioze situata është me zjarrin në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh te Liqeni i Luleve në parkun e Lurës. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, rrezikohet përhapja edhe në zona të tjera pyjore. Edhe në fshatin Sinë e Sipërme, në bashkinë Dibër, forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore po përballen me një terren të vështirë për të shuar një vatër që ka djegur rreth 4 hektarë pyll me dushk.
Në qarkun e Tiranës, zjarri në zonën e Zambishës në bashkinë Rrogozhinë është përhapur në disa fshatra përreth, duke djegur deri tani rreth 80-90 hektarë me shkurre dhe ferra si dhe mbi 70 rrënjë ullinj. Ndërhyrja ajrore me dy helikopterë ka ndihmuar në shmangien e rrezikut për banesat dhe pyjet me pisha.
Një vatër tjetër aktive ndodhet në qarkun e Fierit, në fshatin Drenovë të Mallakastrës, ku janë djegur rreth 2.5 hektarë me shkurre dhe 250 rrënjë ullinj. Edhe pse zjarri ishte vënë nën kontroll, sot është riaktivizuar dhe po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e tij. Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit, në zonën e “Mal Plak” në bashkinë Librazhd, një vatër me intensitet të ulët mbetet nën monitorim nga strukturat vendore.
Deri tani, për shkak të zjarreve janë djegur mbi 107 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe rreth 100 rrënjë ullinj, ndërsa në Malësi të Madhe janë shkatërruar edhe tre objekte që shërbenin për mbajtjen e bagëtive.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 25 automjete zjarrfikëse dhe 305 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 30 efektivë, dy mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërkohë që rreziku për zjarre mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.
Pas shuarjes së dy vatrave të mëdha te zjarrit në Drenovë, një vatër e re është aktivizuar pasditen e sotme e favorizuar nga era e fortë.
Burimet bëjnë me dije se flakët në këtë vatër të re janë shumë të vështira për tu vënë nën kontroll, ndërsa pritet një rikthim i helikopterit për të ndërhyrë sërish nga ajri.
Nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga ajri do të kërkohet ndihmë nga forcat e ushtrisë pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të operojnë për shkak të terrenit shumë të vështirë.
Ndërkohë flakët që përshkuan më herët kodrat e Belishovës pas përhapjes së shpejtë të tyre nga Drenova janë vënë nën kontroll.
Edhe pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter në masivin pyjor me pisha të Drenovës zjarri vijon të jetë ende aktiv.
25 forca zjarrfikëse dhe 20 forca bashkiake janë duke punuar për neutralizimin e flakëve me mjete rrethanore, ndërsa tre mjetet zjarrfikëse nuk po mund të operojnë për shkak të terrenit të vështirë dhe të thyer kodrinor.
Burimet nga vendngjarja pohojnë se pavarësisht situatës shqetësuese, intensiteti i flakëve po ulet.
Vijon zjarri në Drenovë të Mallakastrës, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë me të gjitha mjetet për ta vënë nën kontroll, por era po favorizon flakët
Zjarri ka përshkruar dhjetëra hektar pisha, ndërsa është përhapur edhe në zonën e Belishovës.
Vijon zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës e lokalizuar mbrëmjen e së dielës. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj.
Sot është riaktivizuar një vatër, ku për shkak të terrenit të vështirë, po operojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat zjarrfikëse dhe strukturat bashkiake.
Flakët po përparojnë edhe në drejtim të pyllit me pisha, ndërsa ka nisur aksioni nga ajri për neutralizimin e zjarrit.
Komente
