Kronikë

Situata e zjarreve në vend/ 7 vatra situata më e rrezikshme në Shëngjin! Flakët aktive dhe në Elbasan e Gjirokastër

30 Korrik 2024, 10:49| Përditesimi: 30 Korrik 2024, 10:53

  • Share

Në 24 orët e fundit ka vijuar pa ndërprerje puna për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit. Janë shuar 13 vatra zjarri nga 20 të evidentuara në 24 orët e fundit, mes tyre edhe zjarri në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.

Por vijojnë të jenë aktive sot zjarret në:

fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, I cili është izoluar plotësisht në kufi me bashkinë Has dhe vijon aktive me intesitet të ulët në veri të lagjes Hajdarmataj. Strukurat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura po vijojnë operacionin në atë zonë. Por punohet për shuarjen e vatrës në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës. Zjarri ka intensitet të ulët dhe  nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, bashkia Lezhë, i cili është aktiv prej disa ditësh, pasditen e djeshme u përhap menjëherë duke vënë në rrezik bizneset dhe zonat e banuara.

Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur shmangia e rrezikut për qytetarët. Sot vijon operacioni nga toka dhe ajri.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan, ku janë angazhuar në aksion strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Puna Po vijon edhe në dy vatra të tjera, në kodrat e ligenit të Viroit, në Gjirokastër dhe  fshatin Lozhan, bashkia Maliq.

Mirënjohje për të gjitha forcat operacionale të angazhuara në këto operacione për shuarjen e zjarreve, një pjesë e të cilave shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut. Ju bëjmë thirrje banorëve të bëjnë kujdes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?