Zjarret në vend, Mbrojtja Civile: 5 vatra vijojnë të jenë aktive! Në 24 orë u shuan 17

26 Korrik, 11:14| Përditesimi: 26 Korrik, 11:40

  • Share

5 vatra zjarri vijojnë që të jenë aktive në vend, ndërsa në 24 orët e fundit janë shuar 17 vatra zjarri.

Kjo është bërë me dije nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila thekson në opercione janë angazhuar 627 forca operacionale për shuarjen e zjarreve të shërbimit zjarrfikës, FA bashkiake dhe forca policore dhe vullnatare. Janë angazhuar 59 mjete zjarrfikëse, hekikopteri i FA, 3 helikopter të KFOR.

"Vijojnë aktive vatrat e zjarrit në Zogaj në Tropojë, forcat zjarrfikëse ishin në terren për shuarjen e zjarreve dhe shmangën djegien e banesave në Hajdarmataj. Po punohet për shuarjen e zjarrit në Malecajt të Lezhës dhe në Hoten të Vaut të Dejës, ku janë angazhuar kapavitet e pushtetit vendor", njoftoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Po ashtu, një tjetër vatër aktive është edhe te fusha e mbetjeve në Vlorë e në Shalës të Konispolit, ku po punohet për shuarjen e flakëve.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?